Pas tre vitesh në arrati, kapet 19-vjeçari

402
Një 19-vjeçarë është vënë në prangat e policisë së Vlorës, i akuzuar për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Arrestimi i Marçelo Mameços, të shpallur në kërkim që prej rreth tre vitesh u bë pranë banesës së tij në lagjen “1 Maji” të Vlorës
“Më datë 20.02.2013, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, pranë shkollës së “Marinës”, janë sekuestruar 33 paketime të vogla (prej letre) me peshë 210 gr lëndë narkotike të llojit “Cannabis sattiva”,- thuhet në njoftimin e policisë lokale.
Për këtë ngjarje ishin arrestuar më herët në flagrancë 3 shtetas me iniciale: V.V., E.M. dhe E.H. si dhe ishte shpallur në kërkim Marçelo Mameço.
Pas arrestimit 19-vjeçarit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Sigal