Ruçi e mbledh sërish sot Kuvendin, ja rendi i ditës

55
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish sot në orën 11:00 me urdhër të Kryetarit Gramoz Ruçi.
Rendi i ditës i përcaktuar është votimi i projektvendimit “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve, Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit”; votimi i projektvendimit “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”; votimi i projektvendimit për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të Rregullores së Kuvendit.