Protestat për reformën territoriale Çuçi: Janë me prapaskena

425
Sigal

Ndërsa protestat nuk janë ndalur në çdo anë të Shqipërisë kundër reformës territoriale, një ditë para miratmit në Kuvend, Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi tha se këto protesta janë iskenuara. Gjatë prezantimit të një sondazhi që është bërë mbi reformën territoriale Çuçi tha se 67% e shqiptarëve e përkrahin ndarjen territoriale. “Kemi zhvilluar 55 takime publike. Ne arritëm të bëjmë një sondazh për të marrë mendimin e drejtpërdrejt nga komunitetit. Rreth 20% e të anketuarve kishin njohuri specifike për reformën (400 mijë shqiptarë). 67% e shqiptarëve e përkrahin ndarjen territoriale, vetëm 21% janë kundër, ndërsa pjesa tjetër neutralë. Rezultatet janë të kënaqshme.  Po them ca rezultate interesante, komuniteti i Paskuqani dhe Kamza duan që të jenë bashkë me Tiranën, ndërsa kryetarët e njësive nuk dëshirojnë këto. Një tjetër fakt interesant është se 60% e komunitetit të zonës Himarë, Vranisht Lukovë, janë pro këtij bashkimi. Reforma territoriale është komplekse. Ne jemi munduar që për të mirën e përgjithshme të gjejmë ose të bëjmë hartën që do ti shërbej 50 vitet e ardhshme Shqipërisë. Protestat kanë një lloj prapaskene sepse qytetarët që dalin dhe protestojnë aty janë prezantuar me këtë hartë para 3 muajsh. Protestat janë shumë sporadike dhe të shkëputura dhe lidhen me bërthama shumë të vogla, komuna të duan të rrinë më vete. Këto protesta mirë bëhën që bëhen, por në tre muaj që është bërë prezantimi të vinin e të kërkonin të drejtën e tyre. Protesta të kësaj natyre nuk i vlejnë procesit”, ka thënë Çuçi. I pyetur se a është e plotë kjo reformë pa opozitën si dhe a po bëhet për qëllime politike në prag të zgjedhjeve locale, Çuçi ka thënë:  “Reforma do ishte shumë e plotë po të ishte opozita. Ne e kemi dëshiruar opozitën në çdo sekondë. Kemi dhënë të gjithë instrumentat ligjorë opozitës që të ishte dhe pjesë e vendimarrjes.  Pjesëmarrja e saj do ta plotësonte, por për ne ka qënë e rëndësihsme që të ishin të përfshira nga komunitetet. Ne i kemi izauruar të gjitha mundësitë për të arritur një konsensus politik me opozitën. Harta e re është ndërtuar nga kritere teknike dhe jo politike”