Rokadë ndryshimesh në institucionet e Vlorës

688
Sigal

Zëvendësime në DSHP dhe Postë, priten të tjera në shtator. Ndryshimet bëhen brenda koalicionit

Fund-gushti, solli ndryshimet e para në dy nga institucionet e qytetit të Vlorës, ndërsa priten të tjera gjatë muajit shtator. Ndryshimet vijnë brenda për brenda koalicionit qeverisës, ndërsa LSI, vazhdon të zëvendësojë drejtues në institucionet që dominon në Vlorë. Drejtoria e Shëndetit Publik dhe Posta shqiptare filiali Vlorë, janë dy drejtuesit e rinj, që u vendosën në krye të institucioneve edhe pse ishin me pushime. Brunilda Ndreu, përfaqësuese e PD, më pas e PDK, ka lënë postin të hënën, pas më shumë se 5 vjet që shërbeu në këtë detyrë. Që nga e hëna, drejtori i institucionit të DSHP, është mjeku i njohur i spitalit rajonal, ortopedi Nard Sinani. Ndreu, që në të shumtën e rasteve është deklaruar si Ministre e Shëndetësisë e Jugut të Shqipërisë, ka kaluar si përgjegjëse e laboratorit, po në këtë institucion, sidoqë, sikurse shprehen vartës të saj, ajo nuk është specializuar si mjeke laborante. Ky laborator merret me diagnostikimin e sëmundjeve të rënda si SIDA, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, sifilizi etj.. Drejtori i ri i DSHP, është propozim i zyrtarëve të LSI. Drejtore e Postës së Vlorës, Shqiponja Korkaj, që e drejtoi për dy vjet këtë institucion, është zëvendësuar nga Vezir Metaj, një intelektual i mirënjohur ky, në qytetin e Vlorës. Në Vlorë s’ka pak muaj që u zëvendësuan drejtorët e Spitalit dhe të Drejtorisë Arsimore, ndërsa drejtore e Spitalit Psikiatrik, u emërua Zamira Sina, një intelektuale e mirënjohur.