Rama takon Presidentin e PE për çeljen e negociatave: Në muajin maj do të …

553
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Parlamentit Europian Antonio Tajani në Bruksel.
Fillimisht fjalën e mori, italiani Tajani i cili theksoi rëndësinë e ecurisë që ka bërë Shqipëria me reformat pozitive për mundësinë e çeljes së negociatave me BE.
“E njoh mirë Shqipërinë, dhe ajo po ecën mirë në rrugëtimin e BE. Në pranverë do kem një vizitë në Shqipëri me një delegacion që të bëjmë raportin për vendin. E përgëzova Ramën për rezultatin zgjedhor dhe se Shqipëria është një vend shembull për dialogun atdhetar. Duhet të marrin shembull nga Shqipëria të gjitha vendet,” u shpreh ai.
Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh i kënaqur me hapat e hedhura nga Shqipëria deri më tani dhe tha se vendi do të vazhdojë me të njëjtën vendosmëri për të patur akses në tryezën e Europës.
“Ishte një nder të pritesha në zyrën tuaj. Ishte kënaqësi e veçantë t’ju takoja, si një mik i madh i Shqipërisë që jeni. Këtu jemi për të folur me fakte e rezultate, për të pritur të çelim këtë portë negociatash me Europën. Mbështetemi tek miqësia juaj dhe tek miqtë e mëdhenj që kemi. Vlerë ka rezultati në çdo pjesë të asaj fletoreje të detyrave të shtëpisë që ne kemi. Jam i kënaqur që Shqipëria ka mundur të dëshmojë se ka hedhur hapa përpara dhe do vazhdojmë me të njëjtën vendosmëri për të arritur në maj me çdo gjë kemi mundësi për të patur akses në tryezën e Europës. Jeni më shumë se i mirëpritur atje, se keni qenë edhe më parë dhe si italian mund të hyni në çdo moment edhe pa lajmëruar,” tha Rama.
Sigal