Rezistenca/ Studenti: Nesër jo vetëm protestë, por edhe bojkot kombëtar

461
Sigal

Një student tha për mediat se gjatë ditës së nesërme nuk do të jetë vetëm protestë por edhe bojkot kombëtar për kauzën e studentëve, duke ftuar edhe qytetarët që të bashkohen me ta.

Doriani, student: Edhe sot do të vazhdojë si të gjithë ditët e tjera. Do të mbetemi paqësor. Fryma e lirisë është mbi të gjitha në protestën tonë. Ne nuk cenojmë asnjë njeri. Është e drejta e fjalës, por ne nuk duam që fjalimet këtu të jenë me ngjyrime politike. Ne duam vetëm thirrje për kauzën tonë. Unë do ta quaja protestë kombëtare, por do ta quaja edhe bojkot kombëtar. Gjithë shqiptarët duhet ta kuptojmë se kur studentët hasim probleme në arsim, imagjino ç’ndodh në fusha të tjera. Prandaj, ftoj nesër çdo qytetar, çdo prind, çdo student që e ndjen veten pjesë të kësaj kauze të na bashkohen. Sa kalojnë ditët, qytetarët po ndërgjegjësohen. Ka qytetarë që nëpërmjet kauzës tonë, shprehin edhe kauzat e tjera. Ndaj, nesër duhet të jemi sa më shumë në bojkot kombëtar se sa në protestë kombëtare.