Rekomandimet e Venecias, mblidhet tryeza e ekspertëve për reformën në drejtësi

59
Ashtu siç ishte parashikuar, është mbledhur pasditen e sotme tryeza e ekspertëve për reformën në drejtësi, që përbën edhe aktivitietin e parë politik për vitin 2016-të. Ekspërtët e nivelit të lartë dhe ekspertët e forcave politike janëe mbledhur në Kryesinë e Kuvendit për të diskutuar mënyrën sesi do të integrohen rekomandimet e komisionit të Venecias në draftin e reformës në drejtësi. Burime të thonë se në takim nuk do të shkohet me një axhendë të përcaktuar më parë pasi të gjitha palët kanë rënë dakort se raporti i Venecias është udhërrëfyesi. Me 29 dhjetor mbledhja dështoi, pasi ekspertët e Partisë Demokratike akuzuan mazhorancën se ka përgatitur një draft të njëanshëm.

“Ndodhemi para një befasie, në tryezat e grupit të ekspertëve u hodh një draft i amendamenteve kushtetuese, përgatitur jashtë këtij grupi ekspertësh, siç duket replikuar edhe njëherë, historia procedurale e mëparshme, ku një grup ekspertësh përgatisin draf amendamente sipas optikës së tyre, që në këto raste nuk është optika e të gjithëve. Kjo ishte arsyeja kryesore pse tryeza zgjati 2 orë. Unë këmbëngula sëbashku me kolegun që puna për reformën të fillojë sa më parë. Madje edhe propozova që mbledhja e parë, ngjarja e parë pas draft opinionit të Venecias të jetë nesër. Nuk u pranua, u la që diku nga fillimi i janarit në datë 4 janar të vazhdojë me seancën tjetër. 

Por kjo gjë nuk i shërben një lloj sinqeriteti, një lloj konsensusi teknik mes teknikësh, apo po të doni edhe një lloj konsensusi politik, që produkti nga ky moment e tutje, konvertimi i të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venecias të bëhet nga të gjithë ekspertët”, tha Alibeaj. Në takimin e 29 dhjetorit, PS u përfaqësua nga ekspertët Sokol Sadushi dhe Gent Ibrahimi, PD me ekspertët Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi ndërsa ministri i Drejtësisë ka caktuar dy ekspertët Ilir Rusmali e Krenar Loloci.