Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Zgjedhjet e fundit me damkën më të zezë që prej 2003

437
Zgjedhjet e 21 qershorit të 2015 morën damkën më të zezë që ka marrë një proçes zgjedhor në Shqipëri që prej 2003 sa i takon realizimit të standardeve.
Kështu u shpreh kreu i opozitës, Lulzim Basha, në reagimin e tij të parë lidhur me raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR të publikuar një ditë më parë për zgjedhjet lokale në Shqipëri.
“Mbrëmë OSBE-ODIHR publikoi raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 21 qershorit, i cili me plot gojën është damka më e zezë që ka marrë një proçes zgjedhor në Shqipëri që prej 2003”.
Sipas Bashës, të dhënat e këtij raporti vënë nën akuzë publikisht dhe zyrtarisht dyshen Rama-Meta për cënim të standarteve zgjedhore.
Ai tha se PD do ti shkojë deri në fund betejës për zjedhje të lira dhe të ndershme.
Basha: “Edi Rama dhe Ilir Meta janë sot publikisht dhe zyrtarisht nën akuzë sepse e kanë kthyer vendin në ditët më të errëta, pa zgjedhje, pa votë të lirë të sovranit. Përballë kësaj makinerie të inkriminuar PD është e vendosur të qëndrojë me çdo forcë dhe çdo mjet. Ne bashkë më qytetarët e vendit e kemi të qartë rrugën tonë. Pa rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk ka dhe nuk do të ketë zhvillim të vendit, vendi nuk do mund të ecë përpara, ekonomia nuk do të mund të ringrihet. Beteja për zjedhje të lira dhe të ndershme do të bëhet deri në fund dhe çdokush që ka prekur votën e qytetarëve do të mbajë përgjegjësi”.
Tre janë konkluzionet kryesore të raportit ,tha Basha:
Basha: “E para, se me 21 qershor në Shqipëri nuk u mbajtën zgjedhje të lira dhe të ndershme, togfjalëshi zgjedhje të lira dhe të ndershme është zhdukur dhe nuk ekziston në raport. Kjo se qeveria zhbëri dhe dhunoi standardet themelore të zgjedhjeve duke shënuar kështu një rrëshqitje mbrapa të demokracisë shqiptare. Standarti më themelor i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ëhstë liria e votës. Dhunimi i lirisë së votës përbën shkelje të këtij standarti themelor. Raporti konkludon se pikërisht liria e votuesve për të hedhur votën e tyre të lirë dhe pa frikë nga ndëshkimi i qeverisë u dhunua. Për këtë raporti sjell prova të presionit dhe frikësimit të zgjedhësve nga qeveria, detyrimit për të marrë pjesë në aktivitete të qeverisë dhe për të votuar për kandidatët e qeverisë. Raporti nënvizon veçanërisht presionin dhe kontrollin mbi punonjës të administratës nëpërmjet kërcënimit për largim nga puna dhe thekson frikën e tyre për tu parë apo filmuar nga mediat në aktivitetet e subjekteve joqeveriare.
Këtu është edhe konkluzioni i dytë i raportit, zhbvërja e standarteve themelore të zgjedhjeve si liria e votës apo standarteve të tjera nuk erdhi për shkak të mungesës së legjislacionit dhe as mungesës së vullnetit për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, por për shkak të vullnetit të dyshes Rama-Meta për të mos bërë zgjedhje të lira dhe të nderhsme dhe për të kapur pushtetin me çdo çmim dhe mjet”.
Sigal