Rama: “Via Egnatia” do transformohet në arterie të jashtëzakonshme turistike

71
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mbrëmje në rrjetin social Facebook disa fotografi të rrugës “Egnatia”, duke u shprehur se do të transferohet në një arte rie të jashtëzakonshme turistike. Sipas Ramës, kjo rrugë ka dalë nga ferrat dhe pluhuri i harresës, duke u shndërruar në një nga 10 rrugët antike më të rëndësishme në botë. “Del nga ferrat dhe pluhuri i harresës Via Egnatia, një nga 10 rrugët antike të cilësuara si më të rëndësishmet në botë, e cila lidhte Perëndimin me Orientin përmes Durrësit e Kostandinopojës. Duke ndjekur modelet europiane të itinerareve historike si Via Frangigena apo itineraret e Santiago de Compostela, Via Egantia do të transformohet në një arterie të jashtëzakonshme turistike me një impakt të madh në ekonominë dhe mirëqenien e zonave rurale të cilat i përshkon. Këto foto sjellin pamje nga turi i parë njohës i studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Venecias me këtë trashëgimi të çmuar tonën”, ka shkruar Rama në FB.