Rama: T’i kërkoj dorëheqjen Fullanit, si t’ja kërkoja Nishanit

470
Sigal

TIRANË – “Unë nuk mund t’i kërkoj dorëheqjen guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, pasi është një institucion i pavarur” Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së paralajmëruar për shtyp ku u përgji pyetjeve që i janë bërë online, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në thesarin e shtetit.

Rama theksoi se qeveria nuk ka heshtur, referuar reagimit të qeverisë që e cilësoi atë si një akt të madh kriminal, por shtoi se kjo është një sfidë e trefishtë e Prokurorisë, Bankës së Shqipërisë dhe vetë Qeverisë.

Megjithatë Rama shtoi se nuk mund të kërkojë dorëheqjen e guvernatorit Fullani, duke qenë një institucion i pavarur. Sipas tij, kërkesa për diçka e tillë do të ishte e njëjtë sikur t’i kërkonte dorëheqjen Presidentit Bujar Nishani

“Së pari sa i përket asaj që ndodhi me BSH nuk është e vërtetë që kemi heshtur por ka një ndryshim mes qeverisë e shoqërisë civile, pasi rolet janë të ndryshme dhe përgjegjësitë janë të ndryshme. Ne e kemi thënë qartë dhe prerë se për ne ky është një akt i madh kriminal, që përbën një sfidë të trefishtë, për Prokurorinë që t’i shkojë deri në fund hetimit, por në mënyrë gjithëpërfshirëse, dhe të nxjerrë nga pikëpamja e vetë çdo përgjegjësi. Është një sfidë për autoritetin e Bankës, dhe sigurinë e saj, që dua t’jua them qartë e prerë, është një institucion i pavarur. Pse nuk më pyesni pse nuk i kërkoj dorëheqje kryetarëve të gjykatave. Mund të kem shumë arsye për t’u kërkuar dorëheqje por çfarë do të thotë kjo? Si kryeministër s’mund ti kërkoj dorëheqjen e një institucioni të pavarur. Nga ana tjetër është një sfidë për kuvendin e qeverinë. Kuvendi dhe qeveria duhet të analizojnë, duke e ndjekur çdo ditë, dhe të konkludojnë në mënyrë konstruktive në bashkëpunim të ngushtë me institucionet financiare ndërkombëtare. Është njësoj si të më pyesni pse nuk i kërkon dorëheqjen Presidentit.” theksoi Rama

Ai nënvizoi se qeveria do të flasë e fundit për këtë skandal duke pasur parasysh përfundimin e hetimeve, duke shtuar siç tha ai që të mos bëjmë një faj tjetër duke u munduar të ndreqim një faj.

“Kjo përgjigje nuk mund të gëzojë opinionin publik, por do të ishte një thirrje në boshllëk dhe nuk do të kishte asnjë lloj kuptimi nëse duam të respektojmë institucionet. Ne e kemi të domosdoshme të godasim në shenjë, duke nxjerrë çdo konkluzion të saktë. Dhe politika e jashtme ka treguar se kjo duhet trajtuar me vëmendjen maksimale dhe kujdesin maksimal. Thuhet shpesh gabimisht që qeveria duhet të flasë e para. Jo ne duhet të flasim të fundit për raste të tilla se ndryshe mund të bëjë një faj shumë më të madh për të ndrequr një faj të madh.” tha kryeministri

Rama: Tre ligjet i ktheu PD, përmes Presidentit
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek kthimi i ligjeve në Kuvend për rishqyrtim nga Presidenti Bujar Nishani. Sipa kryeministrit, tre ligjet janë kthyer mbrapsht nga Partia Demokratike nëpërmjet Presidentit. Ai nënvizoi se ligjet do të rivotohen sërish pasi Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, duke paralajmëruar kështu edhe rastin e një kthimi të mundshëm të reformës territoriale nga Presidenti. Megjithatë Rama u shpreh se pavarësisht sulmeve të presidentit, që siç i cilësoi ai janë të parat në histori ndaj qeverisë, nuk do të ndodhë e anasjellta nga ana e mzhorancës.

“Unë nuk e besova dje që Presidenti kishte mbledhur të zgjedhurit vendor të PD për ndarjen e re territoriale dhe pata përshtypjen se zyra e shtypit kishte pasur ndonjë gabim teknik, që mund ta ketë bërë më parë, që Presidenti takon të zgjedhurit e PD dhe i pyet si e mendoni ju këtë. Presidenti ka të drejtën e tij të kthejë ligjet, por duhet ta dijë që do t’i kthehet mbrapsht çdo dekret, pa humbur kohë, me argumentat që vijnë nga goja e Presidentit. Të gjithë argumentat ishin të PD dhe kjo është për të ardhur keq. Koha kur nga kjo godinë hidheshin gjyle balte mbi godinën e Presidentit ka vdekur bashkë me qeverinë që iku më 23 qershor. Në nuk e sulmojmë Presidentin, ai është i pari në histori që sulmon qeverinë. Sa për dekretet ato do të kthehen menjëherë. Tre ligjet i ktheu PD nëpërmjet Presidentit.” nënvizoi në fjalën e tij kryeministri. 

Rama: Bashën nuk e zgjodhi populli por gjykata, ka lënë bashkinë pas dore
Rama duke folur për vendimin e Bashkisë për ndërtimin e pallatit te liqeni ka rikujtuar mënyrën se si Basha u zgjodh kryetar Bashkie. Gjithashtu  ai shtoi edhe se ai pasi pavarësisht se kishte premtuar se do të ishte në shërbim të popullit e jo politikës, jo vetëm që merret me politikë, por e ka lënë kryeqytetin pas dore.

Rasti në fjalë sipas Ramës është rasti i një dyfytyrësie që e karakterizon PD prej vitesh, “dëgjoni çfarë them unë, mos bëni si bëj unë.”

“Kemi një kryetar bashkie që nuk e ka zgjedhur populli por gjykata, dhe ka premtuar se do të ishte në shërbim të popullit e jo politikë, siç bënte ai i gjitha të këqijave përpara tij. Jo vetëm që merret me politikë, por e ka lënë Tiranën pas dore, dhe ky rast është i një dyfytyrësie që e karakterizon PD prej vitesh, dëgjoni çfarë them unë, mos bëni si bëj unë.”- tha Rama.


Rama: Dhunë ndaj opozitës? Kjo opozita më llafazane!
Kryeministri Rama ka folur gjatë konferencës edhe dhunën në Parlament duek thyer edhe heshtjen të cilën prej 42 ditësh PD del në deklarata për media duke kujtuar incidentin mes demokratit Gent Strazimiri dhe disa deputetëve socialistë.  

Për Ramën këto ngjarje janë të dënueshme, por përgjegjësia është individuale dhe ndaj tyre që i kanë bërë janë marrë masat përkatëse sipas rregullores pa parë majtas-djathtas.

“Në rastet e ushtrimit të dhunës verbale në Parlament nuk meritojnë asgjë tjetër veç dënimit. Ne i kemi dënuar moralisht edhe sipas rregullores së Parlamentit pa parë majtas-djathtas të gjithë ata që janë përfshirë në raste dhune e që nuk i bëjnë nder Parlamentit shqiptar. Kur ata ndodhin përgjegjësia është individuale. Ajo që na takon është të sillemi me përgjegjësi. Ne e kemi bërë këtë gjë, të tjerat janë ‘dokrra hini’. Sa i përket opozitë më llafazane se kjo, në gjithçka përfshihet ky popull në formë thashethemi nuk ka, dhe për pjekje për t’i mbyllur gojën nuk ka. Opozita është përfshirë në këtë objekt vetë viktimizimi pasi i mungon një strategji. Nuk ka platformë, s’ka projekt, vjen e xhiron në boshllëk, duke akuzuar qeverinë, dhe gjykimet i bën secili por është një opozitë në hall të madh. Halli nuk jemi ne se ka përpjekje të hapura për t’i mbyllur gojën. Mjafton të merrni librin e Parlamentit për të parë minutazhin, dhe është opozita e parë në historinë e vendit që ka minutazhin më të lartë se qeveria. Jam i sigurtë se mund t’i thonë gjërat brenda të njëjtit minutazh.” tha Rama. 

Kryeministri shtoi se nuk ka nga ana e PS, persona të inkriminuar pavarësisht akuzave të opozitës, të cilat ai i cilësoi broçkulla.

“E vërteta është që për të gjithë, për grupin e PS, përpara se ne të miratonim listën kemi kërkuar dëshmitë e penalitetit, dhe është ajo që tregon se kush ka bërë çfarë. Nëse ka nevojë për të shtuar të tjera jemi gati, por për momentin ky është legjislacioni dhe nuk besoj broçkullat e PD.” tha Rama

Rama: Hapim një proces të ri të marrëdhënieve të reja me BE 
Duke folur për ftesën e kancelares Merkel, Rama është shprehur se duhet të hyjmë në një fazë të reme BE, si pjesë të Europës ende të pabashkuar, pasi është viti i parë i një Ballkani ku nuk ka asnjë konflikt të hapur. Sipas tij kjo situatë paqeje është edhe një hapësirë e re për zhvillim në Ballkan.

Mbështetja financiare sipas Ramës është e rëndësishme, pasi për projekte të rëndësishme si  korridori 8, nuk mund të përballohen me buxhetet e vendeve të rajonit.

 “Ne jemi në vitin e parë të një Ballkani ku nuk ka asnjë konflikt të hapur, dhe është një paqe që është edhe një hapësirë e re për zhvillim, dhe gjëja që është kuptuar nga të gjithë është se duhet të hyjmë në një fazë të re me BE, si pjesë të Europës ende të pabashkuar dhe në këtë aspekt edhe ftesa e kancelares vjen si rezultat i bazës së përbashkët të kuptimit të situatës. Rajoni si i tërë nuk mund të presë, për çështje si korridori 8, dhe nuk mund të përballohet me buxhetet e vendeve të rajonit, por duhet të ketë edhe mbështetjen financiare. Kjo ka qenë kryefjala e kursit të ri të politikës së jashtme në raport me vendet partnere dhe jemi në një stacion ku duhet të jemi të gëzuar për arritjet, por duhet të hapim një proces të ri të marrëdhënieve të reja me BE.” tha Rama

Rama: Optimist për policinë 30% më pak vrasje se viti i kaluar
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar angazhimin e policisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik duke u shprehur se nuk mund të mos jemi optimistë bazuar në punën e bërë.

Bazuar shifrave Rama bën me dije se ka 30% më pak vrasje dhe 75% më pak vjedhje me armë apo me dhunë se një vit më parë. Gjithashtu sipas tij krahasuar me një vit më parë kemi 22% më pak në aksidente.
Një tjetër lëvizje që ka ndihmuar turizmin është rënia e intensitetit të kontrolleve në kufi duke mos krijuar pengimin e tmerrshëm të pushuesve
 
“Pika e dytë nuk mund të mos jetë rendi, kur trashëgojmë një bilanc që rëndohet në muajt e verës, nuk mund të mos jemi optimistë bazuar në punën e bërë nga policia për mbarëvajtjen e sezonit turistik. U angazhuan mbi 2 mijë forca policie, 1 helikopter dhe për herë të parë patëm edhe patrullimin në zonat bregdetare. Ata luajtën një rol të rëndësishëm si ndërmjetës mes pushuesve dhe policisë. Katër stacione provizore turistike u ngritën. Përgjithësisht mund të themi se për herë të parë ra në mënyrë drastike ra intensiteti i kontrolleve në kufi. Ai u la i lirë në orët e pikut dhe puna e policisë u strukturua në mënyrë të atillë që pa hequr kontrollin policor të mos krijojë pengimi i tmerrshëm i pushuesve. Edhe këtu jam i bindur se jemi të përgatitur që vitin e ardhshëm të kemi rezultat më të mirë.  Shifrat janë kokëforta dhe të vrarët kanë emra e mbiemra dhe nuk mund të fshihen dhe kemi 30% më pak vrasje se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. një shifër që do ta përmirësojmë edhe më tutje. Kur vjen fjala tek vjedhjet me armë apo me dhunë që janë 75% më pak se një vit më parë. krahasuar me një vit më parë kemi 22% më pak në aksidente. Të kuptohemi që çështja e aksidenteve është një çështje komplekse që lidhet me punën e policisë dhe shohim ndryshime të qënësishme, por lidhet me asket e trashëguara të cilat nuk janë rrugë të një vendi evropian.”-tha Rama.

Rama: Turizmi, 14% rritje, po negociojmë për finalizimin e rrugëve të nisura 
Kryeministri Rama e ka nisur konferencën e tij me çështjen e turizimit, i cili sipas tij ka një rritje prej 14% në krahasim me vitin e kaluar. Rama ka falënderuar Forcat e Armatosura dhe një numë të madh vullnetarësh të cilat ndërhynë në pastrimin e disa plazheve të vendit.

Gjithashtu ai bërë të ditur se Për herë të parë janë vendosur kullat e vrojtimit dhe është realizuar certifikimi i 40 personave të parë si roje plazhi.

Më tej ai është ndalur edhe te problematikat me akset rrugore që të çojnë në pikat turistike ku si shembull mori rrugën e Pogradecit ku bëri të ditur edhe se po negociohet me FMN dhe disa banka të tjerë për të financuar finalizimin e ndërtimit të këtyre rrugëve.

“Dua ta filloj nga turizmi dhe bilanci i hyrje daljeve në Shqipëri, nuk do të konsiderohet turist ju që keni shkuar me pushime jashtë shteti, por kemi një fluks në rritje prej 14% krahasuar me një vit më parë, ose më saktë mbi 1 milionë rezidentë të huaj. Nga ana tjetër besoj se pa munduar për asnjë arsye të fsheh problematika të trashëguara, këtë sezon arritëm të kemi plazhe shumë më të pastra se më parë, falë një aksioni më intensiv, nga FA që gjej rastin t’i falenderoj, deri tek një numër vullnetarësh të angazhuar nga agjensia kombëtare e bregdetit. Kemi një numër total personash të angazhuar në periudhën nga marsi deri në ditën që po flasim, pasi angazhimi është intensiv dhe i vazhdueshëm, prej mbi 3 mijë persona. Nga ana tjetër, vumë në funksion nga korriku 9 kampe vullnetarësh në 9 zonat më të frekuentuar dhe numri total i personave të angazhuar në këto kampe është 1500. Për herë të parë vendosëm kullat e vrojtimit ku realizuam certifikimin e 40 personave të parë si roje plazhi. Gjithashtu është vënë re shkelja e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare, nga disa autoritete vendore, për të cilët do të merren masat. Sigurisht që pamja e përgjithshme është pozitive por nuk lë vend për asnjë lloj triumfalizmi dhe asnjë lloj bilanci si ato më parë, që ishin tërësisht imagjinare. Kemi një problematikë që ka të bëjë me një sërë aksesh kombëtare, ku puna vazhdon me ritme të ulëta për arsye se gjendemi kur duhet të mbushim gropën e madhe të borxhit publik nga qeveria paraardhëse që vendosën kompanitë që ato të hynin në borxhe. Shëmbull është rruga e Pogradecit e asaj që na la qeveria e djeshme, dhe përbën një arsye të fortë për të mos qenë tërësisht të kënaqur. Këtë problem financiar po e trajtojmë intensivisht me FMN pasi mungojnë në buxhetin tonë, për të mbyllur këto rrugë. Negocimi nuk është aspak i thjeshtë pasi duhen siguruar një masë parash që duhet të dalin nga burime të tjera e jo nga buxheti i shtetit. Kemi marrë pëlqimin e një banke të rëndësishme kombëtare, por jemi në një marrëdhënie me FMN dhe do ta respektojmë.”-tha Rama.