Rama sherr me Ballën në emision: Sokol a je esëll? Të iki fare…

468
Kryeministri Rama e ka nisur me debat të ashpër emisionin e tij në “Top Story” të Sokol Ballës ditën e sotme.
Rama u pyet nga Balla se përse e shkarkoi Tahirin dhe teksa kryeministri jepte përgjigjen Balla e ka ndërprerë me vrull.
Rama po thoshte se zgjedhjet e 18 qershorit janë më shumë se zgjedhje për qeverinë, por për Shqipërinë e 10 viteve të ardhshme.
Këtu ka ndërhyrë Balla, i cili i ka thënë se qytetarët votojnë 1 herë në katër vjet dhe se deklaratat e Ramës ishin antikushtetuese.
Balla i përmendi Ramës edhe atë që e konsideroi si fyerje të kryeministrit për analistët dhe kolegët e tij.
Në këtë moment Rama nxehet dhe i thotë Ballës se po e ndërpreu sërish, ai do të ikte nga emisioni.
Por sherri ka vijuar siç tregon edhe videoja e dyte. Rama eshte irrituar me Ballen aq keq, saqe ne nje moment e ka pyetur: “Sokol a je esëll? Ça muhabeti eshte ky tani, ke folur me shume se une, sikur ke dale nga çadra e PD-se”.
DEBATI
Sokol Balla: Përse e larguat Saimir Tahirin?
Edi Rama: Unë nuk e kam shkarkuar Saimir Tahirin, nuk kam shkarkuar asnjërin prej ministrave. Jemi sot në një moment kyç. 18 qershori nuk vendos vetëm kush fiton zgjedhjet, por edhe si do të jetë Shqipëria pas 10 vitesh.
Sokol Balla: Shqiptarët votojnë për katër vitet e ardhshme jo për 10 vitet e ardhshme, tani më thoni përse u largua Saimir Tahiri nga Qeveria?
Edi Rama: Refuzoj që të qëndroj këtu nëse nuk më lejoni të vazhdoj të jap përgjigjen. Nuk e cakton ti është apo jo kushtetuese dhe gjithë kjo ndërprerje ishte e pavend. 18 qershori përcakton sesi do të jetë Shqipëria pas 10 viteve, ashtu sikundër zgjedhje të caktuara kanë përcaktuar Shqipërinë që ne trashëguam, ashtu zgjedhjet përcaktojnë Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Janë zgjedhje që vendosin nëse ky vend do të bëhet shtet, ku gjykatësit dhe prokurorët japin drejtësi dhe nuk e tregtojnë, nëse do të jetë vendi ku fëmijët tanë do të kenë një të ardhme më të mirë. Kjo ka të bëjë me vizionin dhe perspektivën e këtij vendi sepse 18 qershori është një zgjedhje afirmative për botën që po mundohemi të ndërtojmë dhe asaj që trashëguam në 2013. Unë kam bindjen se është ky momenti që ministrat që kanë një barrë shumë të madhe si ministra, por janë ndërkohë edhe drejtues qarqesh për PS. Saimir Tahiri është liruar nga një detyrë që kërkon një angazhim shumë të madh për të folur derë më derë dhe fshat më fshat në Tiranë për të treguar sesi ndërtuam Policinë e Shtetit dhe gjithë reformat dhe sesi me të njëjtën vendosmëri do të shtojmë reformat dhe këtë vend përpara. Kjo është një betejë që e kemi me njerëzit.
Sokol Balla: Ju pak vite më parë këtu keni thënë që të gjithë ministrat do të përfundojnë mandatin e tyre dhe keni thënë që ky ishte basti që vutë. Në momentin që ndatë mandatin e ministrit nga ai i deputetit, atëherë u detyroheni shikuesve se përse e ndryshuat këtë kontratë me publikun? Përse, Saimir Tahirin e lironi nga detyra, në një moment kur ai kërkohet të shkarkohet nga opozita?
Edi Rama: Saimir Tahiri nuk është shkarkuar asnjëherë për arsye të sulmeve të opozitës. Është ministri më i sulmuar. Janë mbi 1400 konferenca shtypi, statuse, sulme të shkruara nga PD, pra nga udhëheqja e PD dhe deputetët e saj mbi Saimir Tahirin dhe nuk është shkarkuar. Sot nuk kërkohet shkarkimi i Saimir Tahirit, sot ata që kanë dalë në bulevard kërkojnë shkarkimin e gjithë qeverisë. Kjo bëhet për të treguar dhe folur me njerëzit se përse meritojmë një mandat tjetër, sesi po luftojmë që të gjithë ata që kanë protagonistë të kësaj janë Ilir Beqaj, Saimir Tahiri, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi janë njerëzit që janë protagonistë për mirë apo për keq, këtë do ta gjykojnë njerëzit.
Sokol Balla: Keni “martirizuar” katër nga drejtuesit e reformave që ju vetë thoni që janë flamujt e kësaj mazhorance për një mandat të dytë?
Edi Rama: Nëse quhet martir dikush që lë karrigen e ministrit për t;u angazhuar në një betejë që vendos për Shqipërinë në dekadën e ardhshme…
Sigal