Rama: Nard Ndoka, si Leo Mesi

71
Kryeministri Edi Rama, nga Vau i Dejës, nuk harroi të ironizojë dhe Nard Ndokën, duke thënë se çfarëdo që të ndodhë, kreu demokristian është në Parlament për vite me radhë. Ndokën e krahasoi me futbollistin e Barcelonës, Leo Mesi, duke e quajtur lojtar që të gjithë largohen, kurse ai asnjëherë nuk ikën nga Shqipëria. “U bë Nard Ndoka si me qenë Leo Messi. Ndërrohen gjithë lojtarët, Nard Ndoka aty. Si të rrotullohet, se si të kthehet e ke në parlament prapë. Është i jashtëzakonshëm, Leo Messi, prapë del atje. Nard Ndoka mo, është të të iki mendja”, tha Rama me ironi. Rama nuk harroi të përmendë dhe kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilin tha: “Ai bën estradë, ai më thotë mua pse bën barsaleta, por Luli është artist. Ju e shihni në televizor si Al Paçino, por unë e kam parë në të vërtetë, është artist. Ta bën të bardhën të zezë, 1 sekondë nuk e ke mendjen, ike”.