Rama garon me veten, vendos datën e re të zgjedhjeve për Kryetar Partie

536
Sigal

Partia Socialiste ka mbledhur këtë pasdite Asamblenë Kombëtare, ku muaji janar 2020 është vendosur të jetë edhe data e zgjedhjeve për kryetar, në një parti që ka 5 vite që nuk bën zgjedhje brenda Partisë.

Ndërkohë që në periudhën shtator 2019-janar 2020 është vendosur të zhvillohen edhe zgjedhje të përgjithshme për strukturat vendore dhe qendrore të Partisë Socialiste.

Ky Kongres vjen pas votimeve farsë të 30 qershorit ku edhe pse i kishin vetë në administrim. Partia Socialiste nuk i rezistoi dot tundimit për ti vjedhur edhe këto votime njëpartiake, ku vetë garonte, vetë numëroi, vetë i vodhi, vetë fitoi.