Shembja e Teatrit Kombëtar, Boçi: Sa më e fortë goditja, aq më e fortë do të jetë kundërgoditja

273
Sigal

Reagimi i qytetarëve për shembjen e Teatrit Kombëtar do të jetë shumë i fortë. Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi në një intervistë për Ora News u shpreh se me këto vendime Rama ka vendosur rrëzimin e tij në mënyrën më poshtëruese.

Luçiano Boçi: Reagimi do të jetë i fortë dhe është shumë e thjeshtë. Sipas parimit fizik, sa më e fortë goditja, aq më e fortë do të jetë kundërgoditja. Reagimin ta presë Rama atje në  Facebook, që nuk do të ndodhë me në Facebook me mesazh, por do të jetë real. Vërtetët ka ngulur flamurin e tij të fitores, por shumë shpejt kjo do jetë dita kur ai ka vendosur rrëzimin e tij të pakthyeshëm në mënyrën më poshtëruese të mundshme që mund ti ndodhë një drejtuesi.