Rama dëgjesë me dibranët: Kisha fiksim të fortë që të vinte kjo ditë sa më shpejt

486
Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri Edi Rama, bashkë me kabinetin e tij qeveritar po zhvillon ditën e sotme një dëgjesë me qytetarët e Dibrës mbi projektbuxhetin 2018.
Pas mbledhjes së qeverisë dje në këtë qytet, Rama ia la fjalën të parëve ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj si dhe deputetit të këtij qarku, Ilir Beqaj.
Ky i fundit theksoi se; “Buxheti i vitit të ardhshëm është goxha mirë. Në mënyrë të drejtpërdrejte apo tërthorazi, buxheti do të ndikojë në familjet dibrane, me transferta të shtuara, me më shumë investime. Ne nuk bëjmë rrugë për fushatë. Siç ishte rasti i Ulzës, dje e treguam se nuk bëjmë rrugë për fushatë”.
Ndërkohë, që në nisje të fjalës së tij kryeministri Edi Rama falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, meqë ishte edhe ditë e shtunë. Teksa deklaroi se sot do të prezantohet projekti për Rrugën e Arbrit, kreu i qeverisë theksoi se ky ishte fiksimi i tij i madh që u realizua sot.
“Sot do të prezantojmë në një takim tjetër projektin e zbatimit të rrugës së Arbrit. E vërteta është se e kisha një fiksim shumë të fortë që të vinte kjo ditë sa më shpejt, pasi për 27 vite kush ka kaluar në Dibër, për të marrë vota për rrugën e Abrit ka thënë të parën. Dhe kjo gjë u përsërit kaq shpesh saqë me të drejtë dibranët të qeshin kur ke s’ke faj, e jo më kur ke faj. Kemi gjetur një marrëveshje të berë me sy mbyllur nga qeveria e mëparshme me një kompani kineze për 17 km dhe me një angazhim marramendës, gjë për të cilën ne negociuam disa vjet dhe vendosen ta ngadalësojmë, tani kemi 40 km kemi edhe lidhjen e Klosit me Burrelin me aksin që do të thotë se qytetaret e Burrelit do te kenë një mundësi te re per ta rritur ne tiranë me gjysmën e kohës e gjysmën e distancës. Kete muaj kantieri do te hapet dhe nuk do te ndaloje deri sa te ndërtohet plotësisht rruga e Arbërit. Zotimi jone per te garantuar kete rruge brenda 4-vjecarin eshte i garantuar.”, tha Rama.
Sigal