Rama-Cipras, sot takim në Forumin e Davosit

589
Kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë do të takohen sot në Davos (Zvicër) për të biseduar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe progresin e arritur në takimet e Kretës dhe Korçës. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotciaz ka deklaruar Athina dhe Tirana kanë bërë hapa të mëdha në bisedimet për çështjet dypalëshe të zhvilluara fundjavën e shkuar në qytetin e Korçës. Kotciaz ka theksuar se ka informuar kolegët e Bashkimit Evropian, që janë tepër të interesuar për ecurinë e Shqipërisë, për takimin e Korçës, si dhe atë të Kretës, duke i cilësuar negociatat si të suksesshme. “Ramë dakord për çështje për të cilat kishte mosmarrëveshje dhe ishin të pazgjidhura për 70 vjet dhe kjo ka sjellë edhe si rezultat takimin që do të kenë në Samitin e Davosit të Zvicrës kryeministrat Cipras dhe Rama. Dëshiroj edhe një herë të shpreh publikisht kënaqësinë time për faktin se, në bazë të marrëveshjeve qe kemi bërë në Kretë, në paketën e çështjeve që përballojnë Greqia dhe Shqipëria, qeveria shqiptare kishte kurajë dhe përgjegjësi politike për të votuar dy ligje zbatuese, për sa i përket marrëveshjes qe kishte bërë me qeverinë greke në vitin 2009”, është shprehur Kotciaz. Ai ka vlerësuar shumë faktin që më në fund qeveria shqiptare vazhdon me hapa të guximshme për të përmbushur ato për të cilat është rënë dakord, ashtu siç duhet të bëjë edhe pala greke. Takimi në Forumin e Davosit me homologun grek është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë një interviste.
Sigal