Pse duhet të kemi mirënjohje për Italianë fashiste!

530
Sigal

Nga Geri Selenica

 

Sot dua t’u kujtoj ‘Urbi et Orbi’ se 80 vjet më parë, Italia fashiste mori vendimin që Shqipërinë ta merrte në krahun e saj dhe ta civilizonte, emanciponte, ndërtonte, shkollonte dhe zhvillonte. E barazoi me veten e saj duke u vetëquajtur Mbretëria e Italisë dhe Shqipërisë. Në 4 vjet bëri aq sa të gjitha qeveritë autoktone, katundare dhe vrasëse nuk bënë dhe nuk mund të bëjnë edhe për 800 vjet të tjera. Me një vendim të shpejtë dhe autoritar, pa nevojën e rezolutave detyrave të shtëpisë e bashkoi me gjysmën tjetër dhe e pajisi me dokumente serioze dhe krenare dhe i dha një dinjitet që nuk e kishin pasur kurrë më parë. Iu shtroi rrugë pa i vjedhur deri në gurin e fundit. Iu shpoi puse nafte, të cilat i përdori për zhvillimin e vendit dhe jo për t’i vjedhur personalisht. Mori me kuç e me maç dhe i çoi në shkolla dhe kurse duke i nxjerrë nga Mesjeta. Iu mësoi që ekzistonin spitalet dhe se gratë mund të lindnin jo vetëm nëpër ara dhe zgëqe. Për gjatë një momenti 4 vjeçar shqiptarët menduan se përfundimisht u bënë pjesë e Evropës dhe dolën nga mjerimi shekullor, por gjithë ai iluzion iu shkërmoq fatalisht. Ca autoktonë kokëdrunj, injorantë, shkatërrimtarë dhe vrasës, të përzierë me idetë më të fëlliqura të historisë së njerëzimit, i prenë çdo shpresë kësaj turme që sapo filloi të formohej dhe e masakruan deri në gjendjen që ndodhet sot. Kjo sot duhet te jetë një ditë reflektimi kombëtar për gjendjen ku ndodhemi dhe një ditë e madhe tributi dhe mirënjohjeje për popullin e madh italian.


Viva

l’Italia!
A. P.