Prishja e banesave te Bregu i Lumit/ Banores i bie të fikët, klithma e të bijës: Oj nanë, dua të të shoh

444
Sigal

Te zona e Bregut të Lumit në Tiranë ditën e sotme ka nisur aksioni për prishjen e banesave në sajë të Projektit të ‘Unazës së Re’.

Në këtë projekt pritet të prishen 38 banesave dhe kjo kundërshtohet edhe nga banorët disa prej të cilëve kanë dalë në protestë dhe shumë të tjerë janë ngujuar në banesave.

Një banore e zonës i ka rënë të fikët pasi nuk pranon vendimin e prishjes së banesës së saj. Në momentin që gruaja humbi ndjenjat, vajza e saj adoleshente filloi të qajë dhe bërtiste: “Oj nanë, ik se dua të shoh mamin, më lini”.

Në protestë nuk është e pranishme një autoambulancë dhe gruaja është ndihmuar nga banorët e zonës.

Forcat të shumta policie dhe fadroma ka në këtë lagje dhe po prishin banesat.

Nga ana tjetër banorët janë me shkopinj dhe gurë në duar dhe janë përplasur me policisë.

“Drogaxhnj nuk ka turp, po vdesim.”, u shpreh një banore tjetër.