Protestë nesër në Ditën e Rinisë. Ja cilat institucionet do rrethohen nga të rinjtë e FRPD-së

558
Sigal

Forumi
Rinor i Partisë Demokratike do të zhvillojë nesër në Ditën e Rinisë, 8
dhjetorin disa protesta në të njëjtën kohë në kryeqytet.

Protesta pritet të nisë në orën
11:00 ku disa të rinj do të protestojnë tek Ministria e Arsimit, disa të tjerë
tek Bashkia e Tiranës dhe të tjerë të rinj tek Ministria e Brendshme dhe
Ministria e Shëndetësisë.

Ne orën 12 protestuesit do të
bashkohen para kryeministrisë në një protestë kundër qeverisë dhe reformave të
saj.