Protesta e opozitës, Spaho: Sot dalim kundër Ramës, Ahmetajt, Gjiknurit e Nushit

407
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që po i japin opozitës.
“Prania juaj e jashtëzakonshme në shesh tregon se ju ka sosur durimi me qeverinë e Edi Ramës dhe kërkoni ndryshim. Ne protestojmë sepse ekonomia po varfërohet, ndërsa Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Vilma Nushi po pasurohen. Ne jemi këtu për të shprehur revoltën e mijëra bizneseve të vogla, sepse Edi Rama kërkon të pasurojë kompaninë e vëllait të tij me futjen e bizneseve në skemën e TVSH”, tha Spaho.
Sipas tij, sot protestojmë për mijëra shqiptarë që janë larguar në këto vite nga Shqipëria për shkak të varfërisë dhe papunësisë, protestojmë për pensionistët, për ish të përndjekurit, ne protestojmë se nuk e duam Shqipërinë nën qeverisjen e krimit dhe kanabisit.
‘Ne refuzojmë këtë drejtësi sepse nuk është drejtësi për Shqipëri, por për Edi Ramën. Ne e duam Shqipërinë një vend normal, ku të jetojnë të gjithë. I bëjmë thirrje Ramës të largohet sa nuk është vonë, ora e tij ka mbaruar’, tha Spaho.
Sigal