Protesta e 18 shkurtit, Basha: Të jemi të mirëorganizuar, Berisha: Ditë e shënuar për të gjithë

194
Kur vetëm 3 ditë kanë mbetur nga protesta e 18 shkurtit e paralajmëruar nga opozita, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka porositur të gjithë deputetët që të jenë në bazë për organizimin e protestës.
Gazetarja Elda Menga tha  se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë, Basha bëri thirrje që protesta duhet të ishte e mirëorganizuar.
“Rama po mban pushtetin vetëm falë kriminelëve. Ne duhet të jemi të mirëorganizuar në protestën kundër kësaj qeverie të inkriminuar,” mësohet të ketë thënë ai.
Po ashtu edhe ish-kryeminstri dhe deputeti aktual i PD, Sali Berisha theksoi se “18 shkurti duhet të jetë një ditë e madhe dhe e shënuar për të gjithë shqiptarët”. “Fakti që Rama po nxjerr kriminelët nga burgu është e papranueshme,” tha Berisha.