Protesta – Berisha: Revolucioni ndalet vetëm me realizimin e qëllimit: Rama ik

439
Ish kryeministri Sali Berisha bëri thirrje shqiptarëve të mos heqin dorë nga kauza dhe protesta të cilën ai e krahasoi me “luftë” deri në largimin e qeverisë Rama dhe zgjedhje të reja të lira.

Nga çadra e protestës e ngritur para kryeministrise prej 18 shkurtit 2017, duke iu drejtuar kryeministrit Rama me epitetet ‘siçilan” “monstër” “kryebandit”, Berisha i bëri thirrje protestuesve të mos mposhten por të vazhdojnë deri në fitoren e kauzës për zgjedhje të lirë 

Sali Berisha: “Në 21 ditë burrat dhe gratë e çadrës së lirisë jeni kthyer në një frymëzim të madh. Strukturuat revolucionin demokratik, i cili ndalet vetëm në realizimin e qëllimit të tij përfundimtar votën e lirë për mbarë shqiptarët”

I them Edvin Kristaq Ramës se ky është vetëm fillimi, nuk ke parë gjë akoma. Je i pashpresë. Ky është një mision i madh, padyshim kemi vështirësitë tona. Ka dhe një agresion ndaj nesh jo vetëm nga siçilistët shqiptarë, por nga sicilistët, nga mafiozët e mbarë botës që nuk janë me ne, janë me drogën, krimin dhe marijuahën. Prapë jemi shumë më të fortë.

Berisha kujtoi dhe apelin e himnit
Sali Berisha: “Ne jemi burra dhe gra që nuk largohemi kurrë nga lufta, Do vazhdojmë betejën do të ecim drejt fitores. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që çdo darkë pasi ti luten Zotit le të kujtojnë apelin e hymnit: Nga lufta veç ai largohet. Fitorja është e sigurtë, e bekon Zoti.

Askush nuk mund të na mposhtë në këtë mision. Kjo është thirrja e himnit të kombit shqiptar. Thirrja e flamurit tonë. Ndaj dhe u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë në të katër anët e vendit: Le të skuqin Shqipërinë me flamurin e kombit. Flamuri ka nevojë sot më shumë se kurrë ta mbështesim të valëvitet dinjitoz, krahas flamujve të tjerë dhe jo si flamur krimi e droge e flamur prostitucioni ku e katandisi ky kryebandit

Protestuesit thërrisnun: Rama ik! Rama ik!
Berisha tha se protesta ka mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha: Miqtë tanë nga Washingtoni, Roma e Berlini mbështesin çadrën e lirisë dhe kauzën e votës së lirë. Dua ti them Edvin Kristaq drogës se ky është vetëm fillimi. Nuk ke parë gjë akoma, mbaje mend mirë. Je i pashpresë, nga lufta veçse e ai largohet.. Ne jemi burra e gra që nuk largohemi nga lufta por do ecim drejt fitores. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që çdo darkë e mëngjes pasi ti luten Zotit le të kujtojnë apelin e hymnit: Nga lufta veç ai largohet. Fitorja është e sigurtë, e bekon Zoti

Ky është një monstër me këtë s’ka zgjedhje, do vetëm zgjidhje, dhe zgjidhja është Rama ik shporru! 

Pergjigjja per kritiket 
Ish-kryeministri Berisha rezervoi një përgjigje edhe për kritikët, duke argumentuar se pse kauza e tyre për votën e lirë është e drejtë.

Sali Berisha: Pse e kemi gabim? Ne se kemi gabim se nëse vota e lirë ka një armik, ka një barbar, ka një mizor ka Edi krimin dhe Edi drogën. Do ua them me fakte. A nuk ishte ky siçilist që në 2001 do tu merrte me vrasës serialë 143 kuti opozitës, do ti manipulonte katër ditë rresht.

Ambasadori amerikan Xhejm Xhefri shkoi dhe i tha në zyrë: E ke marrë me banda, turp të kesh! Nuk është kjo zgjedhja. U anulluan sigurisht, tregoi fytyrën e tij Edi Rama.

Çfarë ndodhi me zgjedhje e 2007, a nuk i shtyu tre muaj se nuk hynte në zgjedhje.Në një kohë kur prodhoi një dokument të turpshëm ushtarak, rregullore që nuk e zbatoi në asnjë pikë. Zgjedhjet u damkosën.

Në 2011, Edi Rama dhe horrat, zagarët rreth tij kanë paftyrësinë të thonë sot në media se na kujtohen ato vota sesi u nxorën. E tërë Tirana u numërua për së dyti.

Në atë zyrë prita tre nga Ambasadorët, ai kishte rrethuar Komisionin. Më thanë si do bëhet tani? A mund ta ndërpresim këtë proçes. U thashë: Jo kurrë. Harrojeni. Nëse vjen një ditë që qytetarët e mi të mos numërojnë votat e tyre ajo është dita më e zezë e jetës së tyre. Atë ditë nuk ua sjell kurrë Sali Berisha.

U thashë se nëse një punonjës preket në KQZ do të jetë ai që do e paguajë fizikisht.

Pasdite u tërhoq me bisht në shalë. Fitoi zgjedhjet e 2013, ja njohëm plotësisht. Vetëm i thamë lidhjet e tua me bandat e krimit nuk ka shqiptar që nuk i di. Këto 4 vite të gjitha bandat një nga një, 204 grupe kriminale që i arrestuam dhe çmontuam, për çka u anètarësuam Edi Rama një nga një po i nxjerr nga burgu. 

A e dini kush janë vizitorët e zyrës se kryeministrit këto ditë?! Jua them unë janë: Lul Berisha, Ymer Lala, Orik Shyti, Armand Prenga, Arben Ndoka.
Deputeti Edmond Spaho nënvizoi vijimin e protestës: Do jemi në këtë shesh derisa Rama të ikë
Sigal