Projektligji “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” Pjesë e Agjendës Soros për Rrënimin e Shqipërisë

583
Sigal

Projektligji “për Korporatën e Investimeve Shqiptare” Pjesë e Agjendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë i cili rrëmben miliona metra katrorë troje në zonat më të mira shqiptare dhe ia kalon si pasuri private bankave familjare kryeministrore
dhe të Oligarkëve në Rusi! Skenari është i qartë: Qeveria pa asnjë transparencë deri në denoncim propozon krijimin me ligj të “Korporatës së Investimeve Shqiptare” e cila do të marrë në pronësi për të menaxhuar dhe për t’i përdorur për investime, të gjitha pronat shtetërore dhe publike të vendit. Duke iu referuar ndryshimeve antikushtetuese të legjislacionit të deritanishëm kjo korporatë nesër merr në pronësi edhe trojet që i konfiskohen privatëve gjoja për “interes publik” me vlera qesharake nga shteti për shkak “të investimeve strategjike”. Si fazë e dytë, duke iu referuar Nenit 2 këto prona i kalohen privatëve me qëllim “Vënien në përdorim më eficient të pronave shtetërore.” Ku “Kryen investime duke mobilizuar kapital shtetëror dhe/ose privat.”. t!
– Sipas Nenit 3. Pika b. sanksionohet se si parim të kësaj veprimtarie do ketë “pavarësinë në vendimmarrje, në kryerjen e funksioneve dhe në propozimin e projekteve.” Ndërsa, Neni 12, e përjashton Korporatën nga ligjet e prokurimit publik. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe çdo autoriteti gjyqësor apo drejtësie të eliminuar sipas skenarit Soros të Reformës në Drejtësi sipas Marrëveshjes PD-Soros në 5 Dhjetor 2014 (të realizuar nga George Soros dhe Lulzim Basha në Selinë e PD) Oligarkia Soros në pushtet mund të vendosë edhe të na konfiskojë çdo pronë dhe ta përvetësojë atë dhe nuk ka asnjë mekanizëm politik dhe ligjor ndalues.