Prof. Myqerem Tafaj: Të rinjtë, viktimat e para të hashashit

495
Sigal

Po del e vërteta e
ngjarjes në shkollën “Jashar Hoxha” në Paskuqan. Uroj që mjekët e
QSUT të respektojnë etikën profesionale, të thonë të vërtetën, dhe të mos
pranojnë presionin e ministrave për të manipuluar analizat mjeksore. Kjo mund
të ndihmonte qeverinë Rama, por jo fëmijët dhe familjet e tyre. Atyre u duhet e
vërteta dhe vetëm e vërteta.

Nëse shkaku ka qenë
hashashi, për fëmijët ka mundësi që të mjekohen dhe të largohen nga droga. Nëse
fshihet e vërteta, viktimat do të jenë jo vetëm disa nxënës, por numri i tyre
do të shtohet cdo ditë. Kanabizimi i vendit nga kjo qeveri, është kërcënues për
shëndetin dhe të ardhmen e të rinjve shqiptarë, shumëfishon krimin në vend, dhe
përbën një kërcënim real për stabilitetin, jo vetëm të vendit tonë, por edhe më
gjerë.

Prindërit e nxënësve,
jo vetëm në Paskuqan por në mbarë vendin, kanë humbur besimin se kjo qeveri
mund të garantoj sigurinë për fëmijët e tyre në shkolla dhe universitete….

Ngjarja me nxënësit e
helmuar në shkollën “Jashar Hoxha” në Paskuqan është vetëm fillimi i
një fenomeni kërëenues social për të rinjtë e vendit, që po përballet me
mbjelljen masive të kanabisit në çdo cep të tij. Ky është vetëm fillimi. Të
rinjtë janë viktimat e para të drogës. Kjo është edhe siguria në shkolla e
propaganduar çdo ditë në fjalimet e këtyre qeveritarëve.