Prof. Dr. Edmond Panariti ngre alarmin: Shkurtimi i fondeve po e çon bujqësinë në faliment dhe fshatin në mjerim

588
Sigal

Ish-ministri i Bujqësisë dhe deputet i LSI-së, Prof. Dr.  Edmond Panariti ka ngritur alarmin për shkurtimin e fondeve në sektorin e Bujqësisë, nga VKM e qeverisë, për shkak të dështimit të të ardhurave në 8-mujorin e 2018-s, me 5 miliardë lekë. Ja prononcimi i plotë i  Prof. Dr. Edmond Panariti: Shkurtimi i fondeve për Bujqësinë, po e çon sektorin në faliment dhe fshatin në mjerim….!!! Në rishikimin e buxhetit të 2018-s, pakësohen paratë e buxhetit për Bujqësinë!…. Arsyetimi?! Rishpërndarje të fondeve të papërdorura?! Çfarë ironie! Një sektor “tmerrësisht” i pa financuar nuk arritka t’i përdorë edhe ato “fonde” mjerane që ka! Kur në fakt Bujqësia duhet t’i “përpinte”ato menjëherë dhe përsëri të mbetej e “uritur”! Por ky është vetëm  “preteksti”,  sepse e vërteta e hidhur është, se nga qesja e Bujqësisë devijohen fonde për financime dhe pagesa jo prodhuese…! Rezultati?! Ashtu si edhe në fund të vitit te kaluar, me mijëra fermerë të “shpallur fitues” nuk do të paguhen për mundin dhe sakrificat e tyre. Serat, stallat, pemishtet drejt mbylljes, sepse kosto e prodhimit  kërcen fort mbi shpinën e fitimit. Ose, thënë ndryshe, bujqësia shkon drejt “tharjes” dhe shkretimit.