Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri: Përfshirja në buxhetin e shtetit të donacioneve për dëmet e tërmetit është krimi i radhës së qeverisë së Rilindjes

540
Sigal

Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri ka reaguar ndaj faktit që në krye të Komisionit të menaxhimit të fondeve për Rindërtimin, të jetë ministri i koncesioneve Arben Ahmetaj, si edhe këto fonde të shkojnë në buxhetin e shtetit, sepse këto fonde që dhurohen për Rindërtimin nga dëmet e tërmetit, me këtë qeveri të Rilindjes, fondet, milionat euro, do të përdoren për të paguar PPP-të, ose më qartë, klientët e qeverisë. Prandaj, edhe Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri e pohon me sarkazëm, që “Specialisti i PPP – ve e tha fjalën e tij…”.

Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri: “Në vlerësimin tim, përfshirja në buxhetin e shtetit të donacioneve për dëmet e tërmetit është krimi i radhës së qeverisë së Rilindjes. Vetëm kujtoni se si u zhduk “Taksa Majko” për Rrugën e Kombit!!! Uroj të jem unë e gabuar, por, po shkuan në buxhet, në PPP-të do përfundojnë. Specialisti i PPP – ve e tha fjalën e tij…”