Prof.Dr.Arben Malaj: Lërini fletushkat, respektoni Kushtetutën

115

Ish-ministri socialist Prof. Dr. Arben Malaj: E papranueshme të anashkalohet Presidenti

Ish-ministri socialist, Prof. Dr. Arben Malaj mbrëmë komentoi betimin tek noterja e gjyqtares, Arta Vorpsi.

Prof. Dr. Arben Malaj: Ka studime të mirëfillta në çdo nivel menaxhimi. Kur dy palë në një projekt zihen produktiviteti është më i madh se kur bien dakord për çdo gjë. Unë nuk jam dakord që të anashkalohet Presidenti dhe të vejë një zonjë e nderuar të marrë fletushkën te noterja që unë respektoj Kushtetutën e vendit tim dhe të vejë në zyrë. Unë kam pyetur për të dhe ka kredibilitet profesional, por pse e rrëzon për një presion politik.