Prezantohen mjetet e reja të Policisë së Shtetit, Tahiri: 11 makina elektrike që nuk ndotin aspak mjedisin

50

Gazeta Telegraf/

Është prezantuar sot flota e re e makinave elektrike të policisë së
shtetit. Në fjalën e tij me këtë rast, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha
se këto mjete do t’i kushtojnë shumë më pak buxhetit të shtetit dhe do të jenë
më produktive për mjedisin.

Duke risjellë
në vëmendje gjenden në të cilën sipas tij ishte policia e shtetit tre vjet më
parë, që nga pikëpamja teknologjike dhe infrastruktura, Tahiri u shpreh se
 mënyra më e mirë për të rritur shërbimin ndaj qytetarëve është të forcojë
kapacitetet e policisë së shtetit.

“Janë makina
që nuk përdorin aspak karburant, shpenzojnë shumë shumë pak. Shqipëria bëhet
kështu i vetmi vend në rajon që ka një flotë të tillë makinash dhe një ndër 5
vendet e vetme në Europë. Kjo nuk është  vetëm një reformë, por një kthesë
e madhe në mentalitet. Hapim një kapitull të ri në gjeneratën e së ardhmes,
ndotja e mjedisit për këto makina është 0. Është edhe një përgjigje ndaj atyre
që pretendojnë se mbrojnë çështje të mjedisit siç po diskutohet ditëve të
fundit ligji i mbetjeve. Këto mjete do i kushtojnë shumë më pak buxhetit të
shtetit dhe do të jenë shumë më produktive për mjedisin”, tha Tahiri.