Presidentja e Maltës, Preca: Mbështetje teknike Shqipërisë për integrimin në BE

57
Shqipëria ka marrë mbështetjen maksimale të Maltës për Integrimin në Bashkimin Europian. Presidentja e Malës Marie-Louise Coleiro Preca në konferencën e përbashkët me Presidentin Nishani tha se do t’i japim Shqipërisë edhe mbështetjen teknike.

Preca: Fuqia e kaudrit ligjor dypalësh tregon përkushtimin mes dy vendeve tona për të fuqizuar marrëdhëniet. Takimet dypalëshe shënojnë vazhdën e bashkëpunimit të mirë mes Maltës dhe Shqipërisë.
Memorandumi i bashkëpunimit është një provë tjetër e konsolidimit dhe demonstron vullnetin e Maltës për të ndihmuar Shqipërinë për integrimin në BE. Ne njohim arritjet e Shqipërisë.
Presidenca e ardhmshme e Maltës në 2017, ne kemi folur për përkushtimin e zgjerimit. Në njohim dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Jam e sigurt që kjo mëbshtetje që do të vazhdojë, por Malta do ta zgjeroja eksperiencën e saj integruese me Shqipërinë. Jemi gati të ofrojmë mbështetje teknike.
Edhe presidenti Nishani vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve. Nishani tha se nënshkrimi i memorandumit tregon edhe më shumë përkushtimin për bashkëpunim mes dy vendeve.

Nishani: Dëshmi e qartë e këtij vullneti ishte sot nënshkrimi i memorandumit mes dy ministrive të jashtme të vendit tonë. Në mars të këtij viti kremtojnë vendosjen e marrëdhënieve dhe
me këtë stok marrëdhënies ne patëm mundësinë sot që në frymën miqësore të shkëmbejmë pikëpamjet me karakter rajonal.
Një vëmendje të veçantë iu kushtua intesifikimit të marrëdhënieve ekonomike. Përveç vullnetit politik edhe kuadri ligjor i mundëson qeverive të dy vendeve tona që të eksplorojnë burimet natyrore në funksion të rritjes ekonomike.
E sigurova presidenten se bizneset malteze do të kenë të mirëpritura në Shqipëri. Si dy vende mesdhetare ndajmë shumë interesa dhe sfida të përbashkëta.
Vlerësuam nevojën e koordinimit për të përballur kërcënimet nga terrorizmi, ekstremizmi, mungesa e sigurisë, emigracioni i paligjshëm dhe fluksi i emigrantëve nga vendet e konflikit.