Kina ka dërguar raketa tokë ajër në ishujt e detit të jugut

509
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa foto të arkipelagut Spratli të shkrepura nga satelitët, në të cilat thuhet se Kina ka vendosur raketa të llojit tokë-ajër. Këto ishuj janë kthyer tashmë në një “mollë sherri” për vendet aziatike, pasi prej tyre mund të varen edhe pretendimet mbi kufinjtë detarë të Detit Jugor të Kinës, që ende nuk janë të përcaktuar. Edhe pse Arkipelagu nuk është pjesë e asnjë prej shteteve që e rrethojnë, Kina duket se ka avancuar më shumë se vendet e tjera duke marrë një sërë kompetencash.
Pas akuzave të bëra në lidhje me pozicionimin e raketave në arkipelagun Spratli, i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i zyrtarëve të Pekinit.
Në një deklaratë për mediat, Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i përgënjeshtroi lajmët e raportuara nga mediat ndërkombëtare, duke thënë se bëhej fjalë vetëm për një trrillim i tyre. Megjithatë, ai nuk mohoi se në ishuj ka një personel i cili kryen funksione minimale të mbrojtjes së ishujve. Yi e konsideroi këtë prezencë si një akt që përputhet plotësisht me ligjet ndërkopmbëtare.
Arkipelagu Spratli është bërë mjaft i lakmuar nga shumë shtete përfshirë Vietnamin, Philipinet, Taiëanin, etj, pasi në detin jugor të Kinës kalojnë më shumë se 5 trilionë dollarë mallra në vit.
Sigal