Presidenti Nishani uron Presidentin e ri të Turqisë, Erdogan: Miqësia dhe bashkëpunimi do vazhdojë

437
Sigal

Erdogan u betua sot President i Turqisë. “Në cilësinë si President i Republikës, unë betohem në nderin tim, para kombit të madh turk dhe para historisë, për të mbrojtur ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit,” – tha ai në ceremoninë e shkurtër. Pas inaugurimit,- ai u largua drejt Mauzoleumit të Ataturkut, ku vendosi një kurorë me lule. Ndërkaq, një tjetër ceremoni është mbajtur në pallatin presidencial, ku marrin pjesë personalitete te huaja, mes tyre Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka uruar personalisht Presidentin e ri të Turqisë, Erdogan në postin e ri të Kreut të Shtetit turk, dhe e siguroi se miqësia mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në një njoftim të zyrës së Presidentit Nishani thuhet se: “Pas ceremonisë së betimit në Parlamentin turk, Presidenti Nishani i uroi personalisht Presidentit të 12-të të Republikës së Turqisë, Erdoğan në Presidencën turke Çankay Köşkű, suksese në postin e lartë, duke e siguruar për vazhdimësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer që karakterizon marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë.” Kreu i Shtetit shqiptar shprehu gjithashtu bindjen se gjatë mandatit të Presidentit Erdoğan bashkëpunimi dypalësh do të forcohet dhe konsolidohet edhe më shumë në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike.