Presidenti Nishani merr pjesë në Samitin e 7-të të Bosforit

440
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis për në Turqi për të marrë pjesë në Samitin e Shtatë të Bosforit, që do të zhvillohet në Stamboll më 29 nëntor – 1 dhjetor 2016.
 
Në këtë Samit që zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, do të diskutohet dhe do të shkëmbehen mendime dhe ide mbi Platformën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar si dhe mbi çështje të ndryshme të sigurisë dhe sfidave të tjera, me të cilat përballen vendet pjesëmarrëse.
 
Presidenti i Republikës do t’i drejtohet me një fjalim Samitit e 7-të të Bosforit ku do të diskutojë rreth temës: “E ardhmja globale – objektivat globale”.
 
Sigal