Presidenti Meta : Populli shqiptar në krah të Turqisë mike

137

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një mesazhi drejtuar Turqisë, shpreh ngushëllime për familjet e viktimave nga tërmeti shkatërrimtar, që deri më tani u ka marrë jetën 20 personave.

Teksa lutet që mos të ketë më jetë të humbura, kreu i shtetit shqiptar iu uroi shërim të shpejt personave të lënduar.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik.
Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.
Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike!”-shkruan kreu i shtetit në Facebook’.