Presidenti Meta merr në dorëzim dokumentin e Komisionit Evropian: Politika shqiptare ta lexojë me kujdes

613
Meta: Politikanët shqiptarë, vëmendje ndaj dokumentit të BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila i dorëzoi Kreut të Shtetit Strategjinë e re të Komisionit Evropian, “Një perspektivë e besueshme zgjerimi dhe një angazhim i thelluar i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, si dhe Planin e Veprimit në mbështetje të transformimit të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Meta vlerësoi synimin për të pasur një angazhim gjithnjë e më të madh, si nga vendet e rajonit, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, në proceset transformuese drejt anëtarësimit të plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Presidenti Meta nënvizoi se Strategjia e re e Komisionit Evropian është një dokument që duhet të lexohet me vëmendje nga faktorët politikë shqiptarë për t’u pasqyruar në përpjekjet dhe angazhimet e tyre drejt synimit të përbashkët të integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sigal