Presidenti i ri, Kuvendi letër Metës: “Afat deri më 9 korrik” Kur i mbaron mandati Nishanit

421
Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar letër kryeparlamentarit Ilir Meta për nisjen e procedurave për përzgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Kjo letër është dërguar nga Drejtoria e Shërbimit Juridik dhe memo mban firmën e drejtorit të Shërbimit Juridik, Alban Brati. Kërkesa përmes letrës zyrtare vjen një ditë përpara afatit të përcaktuar për nisjen e procedurës për zgjedhjen e presidentit.

Në shkresë përcaktohet se procedura për zgjedhjen e Kreut të Lartë të Shtetit duhet të nisë jo më herët se 13 prilli dhe të përfundojë jo më vonë se 9 korriku. Për këtë kërkesë janë vënë në dijeni edhe grupet parlamentare.

Kujtojmë se mandati i Presidentit aktual, Bujar Nishani, përfundon më 24 korrik, ndërsa mandati i Kuvendit aktual përfundon më 9 shtator 2017.




Sigal