Pr.buxheti 2018, PD dhe LSI braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

463
PD-ja dhe LSI-ja kanë braktisur sot punimet e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, mbledhur për prezantimin e Projektbuxhetit të vitit 2018.
Deputeti demokrat Edmon Spaho tha se PD-ja nuk pranon të bëhet pjesë e fasadës e kësaj qeveri të lidhur me krimin. “Qeveria ka rënë, është e lidhur me drogën.” 
Deputeti Genc Pollo i tha kreut të Grupit të PS-së, Taulant Ballës se “po bojkotojmë krimin.”
I vetmi reagim që ka bërë socialisti Balla ishte “se ju po bojkotoni Buxhetin dhe se për këtë do t’ju gjykojnë shqiptarët.” Ai ka urdhëruar vazhdimin e mbledhjes, prezantimin e projektit nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj me deputetët e PS-së.
Sigal