Ristani në Prokurori pas ‘urdhrit’ të Ballës, ja çfarë dëshmoi

572
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani u thirr dje në Prokurori ku është marrë në pyetje në lidhje me hetimet për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA. Mësohet se ka qenë Ristani, i cili firmosi kontratat me dy kompanitë lobuese. Pas daljes nga Prokuroria Arben Ristani tha se PD ka bërë kontratë lobimi për zgjedhje të lira. “U paraqita në Prokurori, pas urdhrit të Taulant Ballës, në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të PD. Dëshmova mbi pagesat e PD për lobim. Prokurorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. PD ka zbatuar me përpikëri kontratat. PD nuk ka asgjë për të fshehur në këtë histori”- tha Ristani.
Sigal