Pezullimi i Vettingut, Basha: Vendim i ndërmjetëm, por i drejtë

436
Sigal

Kryetari i PD, Lulzim Basha e konsideroi vendimin e Kushtetueses për pezullinin e ligjit të Vetingut, si të ndërmjetëm por të drejtë.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha se është diskutuar për çështjet që shqetësojnë shqiptarët, duke nisur nga ekonomia dhe deri tek droga.

BashaËshtë nje vendim i ndërmjetëm, ne presim vendimin përfundimtar, pa dyshim si vendim i ndërmjetëm është vendim i drejtë sepse i mohon Edi Ramës mundësinë që përmes qehajajve të tij të vendosë se cilët prokurë janë të korruptuar dhe cilët nuk janë. Është një vendim që i hap rrugën zbatimit të kushtetutës së 22 korrikut.

I pyetur për qëndrimin e tij në lidhje me deklaratën e Manjanit që të përfshihet edhe ushtria në luftimin e kanabist, Basha tha se kjo vërteton atë që PD ka deklaruar që Shqipëria është kthyer në një narkorepublikë.

BashaËshtë një simptomë e gjendjes ku ndodhet vendi kur anëtarë të kabintetit apo bashkëdrejtues të mazhorancës detyrohen të pranojnë atë që ne kemi thënë prej një viti se Shqipëria është kthyer në një narkorepublikë dhe cdo kush që hesht para kësaj, shqiptar ose i huaj ka vetam dy arsye, indiferencën ose korrupsionin.

Zoti Basha keni ide për tu larguar nga Parlamenti?

Basha: Në po diskutojmë, e diskutuan në grupin parlamentar, me aktivet e PD, me aleatët tanë, me shoqërinë civile, me qytetarët të gjitha format e kundërvënies ndaj këtij regjimi narkotrafikantësh që e quan veten Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Gjithçka që po ndodh.