Petrit Vasili : Vettingu ka hyrë në një rrugë të ngushtë pa krye

715
Sigal

Intervista e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilit për Report  TV

Ka një debat, duke parë pikërisht këtë proces Vettingu, pas pasur një shkrim që thoshte se duhet të ketë një ligj që tu japë të drejtë atyre personave të cilët kanë dosjet e tyre të gjykuara pikërisht nga gjyqtarët që nga Vettingu rezultojnë të korruptuar. Ju vetë gjykoni se është e nevojshme një ndërhyrje e tillë sepse tashmë një qytetar një biznes apo subject mund të përballet me faktin që filan gjyqtar i cili është përjashtuar nga Vettingu ka gjykuar dosjen time dhe unë dyshoj se ky për këtë mund të ketë marrë para , mund të ketë patur influenca ndërhyrje….

Kam një gjë për të thënë, pasi e kam ndjekur reformën në drejtësi në dy pozicione, jo vetëm si kryetar i grupit parlamentar por edhe si anëtar i komisionit të reformës. Gjithçka thuhet në shkrim është një qasje në raportin e qytetarit dhe është një pozicion korrekt. Dhe problemi i madh është që prandaj ne kemi kërkuar si opozitë një rishikim të korpusit të  shumë gjërave pasi Vettingu ka hyrë në  një rrugë të ngushtë pa krye, të degraduar në një vlerësues të pasurive së pari, procesi I zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm ka hyrë në rrugën e paligjshmërisë, ju e dini proces që ata thanë që për dy tre muaj, sot kemi legjitimuar një prokuror të zgjehdur në mënyrë të paligjshme. Paketa e 7 ligjeve bazë ku bëntë pjesë dhe Vettingu, kemi ligjin për magjistratën I cili pa u zbatuar asnjë ditë, asnjë orë të vetme kërkon të ndryshohet, prandaj kemi kërkuar rikthim në 21-22 korrik në kuptimin e mirë të fjalës, të ulëmi të rivëmë gjithë gjërat në vijë dhe për të rishikuar dhe këto ligje të cilët u kaluan në mënyrë të njëanshme. Ne I kemi kaluar me mirëbesim se menduam se do të kishim një qasje pozitive dhe konstruktive por kapja dhe goditja selektive, degradoi ligjin e Vettingut, ligjin e Magjistratës, ligjin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërtimin e KLGJ, KLP. Pra në mënyrë të pashmangshme duhet të riulemi të rindërtojmë një konsensus dhe një qasje të re kushtetuese për këto sepse koha i rrëzoi. Koha në njërën anë dhe tendenca e fortë për ti kapur  proceset në duart e tyre dhe i bëri të humbnin besimin qytetarëve. Jo nga sondazhet e mia por nga sondazhet e institucioneve të tjera të pavarura. Nga 92% që ishin pritshmëri pë reformën në drejtësi nuk kalojnë 34-35%

23% funskionon artikuluar nga gjyqtarët Gjykata e Lartë, Kushtetueses po i dihet, çfarë do të thotë kjo z.Vasili?

Kjo do të thotë që qeverisjes në drejtësi i është prerë koka, është një qeverisje e dekapituar. KLG është qeveria e gjyqësorit, mund të kemi një qeverisje të vendit pa një qeveri. Imagjinojeni Shqipërinë pa qeverisje. Kështu është qeverisja e gjyqësorit po aq më keq se gjyqësori ka një piramidë ku ka dhe gjykata të tjera, as ajo nuk ekziston, as KLP, organi i akuzës, nuk funksionon. Inspektori i lartë i drejtësisë, institucioni i vetëm ku çdo qytetar i këtij vendi të shkonte të ankohej për çështjet që kishin në lidhje me drejtësinë. Se nuk do ta bëjnë të portali i Edi Ramës ERTV. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë dhe të asnjë vendi tjetër  europian, as në ditët e luftrave kur vendet janë përballur me luftra  të egra, nuk ka ekzistuar një vend pa gjykata. Të cilat kanë gjykuar dhe qeveritë. Kanë qenë qeveri tradhetare ejt. Në Shqipëri i është prerë koka drejtësisë. Dhe sot unë Petrit Vasili dhe ju si gazetare, duke i lënë pozicionet duke qenë qytetare, ju nuk keni ku të ankoheni nëse sot çdo gjë që mund të ndodhi me pronën tuaj ju nuk keni gjykata supreme  ku të ankoheni. Pra sot nuk keni asnjë instrument për tu mbrojtur.  Kurse qeveria është shumë e mbrojtur sepse atje ku mund të ankoheshim të gjithë së bashku për paudhësitë e qeverisë, duke qenë dhe ndonjë madhore siç është kjo grabitja mu në zemër të Tiranës që po e shqyejnë zemrën e Tiranës atje, nuk ka  asnjë mundësi juridike se ku të ankohen. Pra qytetari është krejtësisht i pambrojtur para qeverisë, qeveria është shumë e mbrojtur para ligjit.

Në shtator ju do të jeni pjesë e komisioneve, e parlamentit?

Së pari ne nuk kemi bojkotuar parlamentin asnjëherë. Arsyeja është se parlamenti dhe vendi që kemi në parlament nuk është një vend që na e ka dhënë qeveria është një vend që na e ka dhënë populli. Së pari në shtator do kemi jo thjesht debat në parlament por do jetë shumë i fortë jashtë parlamentit për çështjen e plaçkitjes së madhe të teatrit kombëtar, të sponsorizuar nga kryeministri, nga këta që kanë pushtuar bashkinë e Tiranës të cilët duan që gjithë sikletin e provincializmit të pashëruar tja shkarkojnë Tiranës. Tirana nuk mund ta pranojë këtë gjë se Tirana nuk është ndërtuar  dhe as nuk e bëjnë as nuk e çbën kryetari i  bashkisë së Tiranës sado budalla që të jetë apo sado i shfrenuar apo tamaqar i  madh parash. Fatin e Tiranës nuk e zgjidh dot as ky që është Kryetar Bashkie as ai që do vijë më mbrapa por ky aq më keq. Në momentin që dha mesazhin, që do ta shkul Tiranën, siç mbylla sheshin do ti mbyll të gjitha, do ti shkatërroj, do mbahet mend ky kryetar si një kryetar i ditëve të zeza për kryeqytetin. Por Tirana ka rezervuar në fushën e mbeturinave një vend gjithmonë të veçantë për mbeturinat që kanë qeverisur qytetin.

Ka gjasa që në zgjedhjet lokale të behen dhe zgjedhjet  e përgjithshme?

Unë di që në shtator ne në rradhë të parë dhe mbi të gjitha do të zgjidhim pa asnjë kompromis çështjen me banditët që kanë vjedhur dhe vjedhin pronën shtetërore siç është vjedhja jo thjesht e Teatrit Kombëtar por shpërbërja e zemrës, identitetit dhe plaçkitja e pronës publike pa hezituar dhe në mënyrë të pamëshirshme. Kjo do një përgjigje shumë të rreptë dhe të egër në mënyrë që askush në Shqipëri më qoftë ky kryeministri i marrosur, apo kryetari i bashkisë budalla e ça do që të jetë të mos guxojnë të vënë dorën më në pronën publike. Ju premtoj që do shikoni një qëndresë që nuk e keni parë kurrë ndonjëherë.