Petrit Vasili: Të ikë kryeministri si refugjat, që shqiptarët të jetojnë e të punojnë në vendin e tyre

48

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i kërkon kryeministrit Edi Rama të largohet nga Shqipëria si refugjatë që sipas tij, shqiptarë të jetojnë e të punojnë në vendin e tyre.

Nisur nga debati i fundit për ngritjen e një qendre refugjatësh në Shqipëri, Vasili shprehet kundër kësaj ideje, nisur nga gjendja në vend dhe thotë se duhet që shqiptarët të mos ikin si refugjatë.

STATUSI I VASILIT
Le të ikë kryeministri refugjat, nuk na duhen refugjatët.
Nuk na duhen refugjatët në Shqipëri, na duhet që shqiptarët të mos ikin më si refugjatë nëpër botë.

Le të ikë kryeministri si refugjat, që shqiptarët të jetojnë e të punojnë në vendin e tyre, sepse “guri rëndon në vendin e vet”.

Boll më me këta armiq malinjë në krye të qeverisë, që e duan Shqipërinë pa shqiptarë.
Tani le të presim bedelin e radhës të kryeministrit për të bërë përkthimin përkatës nga shqipja në shqip.

Vasili fb