Petrit Vasili: Prokuroria hap hetim për Zërin e Amerikës me urdhër të zvarranikut të karriges Edi Rama !?

455
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar mbi hapjen e hetimit nga ana e Prokurorisë për Zërin e Amerikës mbi investigimin e përgjimeve për blerje votash nga ana e Rilindjes në vitin 2017.

Vasili shkruan se ky hetim është hapur me urdhër të Edi Ramës, i cili ka kapur Prokurorinë.

Vasili shprehet gjithashtu se kjo Prokurori e turpit i ka mbyllur veprat penale Edi Ramës, duke renditur disa nga ato më të rëndat.

Statusi i plotë:

Prokuroria hap hetim për Zërin e Amerikës me urdhër të zvarranikut të karriges Edi Rama !!??

Faqe e zezë e Prokurorisë së kapur nga zvarraniku i pushtetit Edi Rama.

S’ka të krahasuar as me Partinë e Punës.

Kjo Prokurori e turpit i mbylli veprat penale Edi Ramës:

1.që i kërkoi policisë të bënte fushatë elektorale për Partinë Socialiste,

2.që mashtroi popullin dhe tha se kish bërë ekspertizën e audiopërgjimit të vëllait të ish ministrit të brendshëm,
3.që i mbylli çështjen pasi Edi Rama kërcënoi oficerin Emiljano Nuhu se tregoi fakte të vërteta kundra qeverisë.

Kjo Prokurori guxon dhe hap hetim për Zërin e Amerikës. Dhe ndaj kujt? Ndaj Zërit të Amerikës.

Ky është tamam fundi.

Kjo ishte Reforma në Drejtësi, ky ishte Vettingu, kjo është “drejtësia e re”.

Prokurori e vënë në shërbim të një zvarraniku pushteti si Edi Rama, këtij me të shpëlarit e më të pështirit e zvarranikëve të karriges me merimanga të pushtetit.