Petrit Vasili: Asfalti i Ramës tek Astiri, më i shtrenjtë se floriri, qeveria-bushtra që pjell korrupsionin

526
Sigal

Deklarata për mediat e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë. Jemi sërish në këtë komunikim së bashku në përvijim edhe të situatave shumë të rënda që kryeqyteti ka provuar dje për shkak të dhunës së provokuar nga fjalori i tmerrshëm dhe prej rrugaçi i kryeministrit të vendit, apo kryetarit të lukunisë së hajdutëve siç e kemi pagëzuar tashmë. Dhe shkaku i gjithë kësaj ka qenë pikërisht që ky kryeministër ka ndërtuar çdo gjë mbi mashtrimin e palodhur, të pafund dhe të pacipë publik. Pikërisht në kuadrin e këtij mashtrimi dhe përpara se të zhvillojmë argumente të tjera shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë më mashtrimin dhe me një korrupsion të frikshme, ju ftoj dhe njëherë që në pak sekonda të ndjekim se çfarë u ka thënë ky kryeministër banorëve në vitin 2013 për banesat e tyre.

T’ua përkthejmë të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, fjalët e mashtruesit. Kryetari i lukunisë së hajdutëve u pohoi banorëve qartë dhe saktë që i kanë ndërtuar banesat e tyre me gjak sikurse tha vetë. Së dyti u tha që ky do t’u japë vlerë këtyre pronave, të cilat janë sipas tij kapitalë të vdekura. Duke i dhënë mundësi qytetarëve që duke i pasur këto prona, t’i përdornin dhe të ishin në funksion të jetës, të zhvillimit të tyre, të biznesit, të familjeve edhe të bërjes së tyre përpara për të çarë edhe ata jetën e tyre me mundin dhe gjakun që i kanë bërë.

Mashtruesi thotë sot që nuk i ka thënë. Përkthimi në shqip, i asaj shqipeje që dëgjuan të gjithë shqiptarët sot, janë pikërisht ato fjalë. Pra, që banesat janë ndërtuar me gjak dhe këto banesa patjetër që kanë vlera të jashtëzakonshme dhe nuk mund të asgjësohen sepse mashtruesit nuk i pret puna për t’i vjedhur. Të vijmë tek çështja, përse kjo dhunë kaq e madhe? Përse ky nxitim? Përse kjo gjuhë rrugaçërore? Arsyeja është shumë e thjeshtë. Për arsye të 40 milionë eurove, që do ndërtojnë 2,2 km rrugë. Ua kam thënë edhe dje, të një asfalti të Edi Ramës, i cili është më i shtrenjtë se floriri. Pra te rruga tek Astiri do të kemi një asfalt më të shtrenjtë se floriri. Ku e ka burimin? Cila është bushtra që pjell korrupsionin? Është pikërisht e njëjta qeveri, e cila bën tendera, pavarësisht se Prokuroria shqiptare ka zgjedhur të jetë bashkë hajdute në këto tendera.

Ja ku i keni qytetarë. E dini çfarë keni këtu? Keni 3 tendera. Një copë rruge 2,2 km është ndarë në 3 copa, nga 700 a 800 metra janë ndarë. Dhe janë ndarë 40 milionë euro. Por si janë ndarë? Janë ndara që 3 firmave të paracaktuara që do fitojnë këto dhe asnjë tjetër, u është vënë përballë një firmë që konkurron me 0 lekë. E kemi korrupsionin sa një mal, shikojeni. 0 lekë. Nuk ka garë, nuk konkurrojnë. Po shteti i këtyre cakton që me 20 milionë euro e sipër duhet të bëhen gara të hapura ndërkombëtare. Pra, kur konkurrojnë shumë firma ke mundësi që çmimet të jenë më të ulëta, cilësia të jetë më e lartë, pikërisht atë që do dhe populli, vepra publike më të mira dhe me cilësi të ulët. Po nuk e bëjnë garën e hapur këta, me tenderat e hapur ndërkombëtarë. Me këto tre copat që janë më të vogla se ai 20 milionëshi, i shikoni 18,12 që të kenë mundësi ti grabisin, ti rrëmbejnë dhe nuk e bëjnë garën e hapur. Po çuditërisht po këta, bëjnë rrugët me koncesion, 80 km rrugë, ia japin një kompanie të vetme atje në ato koncesionet që po bëjnë. Rruga e Arbrit, Thumanë, Vorë-Thumanë, rruga e Orikumit etj.

I merr një i vetëm atje, qindra milionë që do lahen për dhjetëra vjet. Kurse këtë rrugën 2.2 milionë, këta siç e shikoni e ndajnë në 3 copa nga 700 metra. 70-100 km  nuk ndahet, është një copë. Se do ti marrin të tëra atje. Kanë 1.3 deri në 2 miliardë euro koncesione dhe do ti rrëmbejnë të tëra. Këtë rrugën për këtë arsye na e çojnë më të shtrenjtë sesa floriri. Qytetarë ju lutem jini të vëmendshëm, bëhet fjalë për një vjedhje ku pranohet në mënyrën më të çmendur dhe më të pacipë në botë, të konkurrojnë firma me zero lekë. Nuk po vazhdoj më tej me historinë e të gjitha firmave, me historitë e errëta që kanë, firma të bllokuara, një fitues firme i cili bën objekt pune të punës së vetë , pra thotë që unë di të bëj dhe rrugë dhe këtë e shënon pasi ka fituar tenderin. Këto janë fakte kaq të qarta dhe kaq të trasha të cilat provojnë vetëm e vetëm një gjë. Babëzia për ta grabitur këtë 40 milionsh, aty mu në zemër të Tiranës, është pikërisht ajo bushtra që pjell të gjithë lukuninë e hajdutëve, të cilët janë aty përpara syve tuaj. Dhe ashtu sikurse kemi ngritur lart dhe fort çështjen e Teatrit dikur, sepse Teatri dikur ishte këmbanë alarmi që kjo lukuni do trokiste në dyert e çdo shqiptari, trokiti në dyert e banorëve të Unazës së Re. Prisni që të trokasë në dyert e banorëve të zgjatimit të bulevardit.

Prisni që të jenë në dyert e secilit nga ju, duke thënë që në emër të së mirës publike ne do të rrëmbejmë pronën private, që është themeli i këtij rendi shoqëror që ne kemi zgjedhur të ruajmë, shenjtëria e të cilës mban gjallë vendin, themelin, interesat e njerëzve. Është ajo për të cilën njerëzit luftuan për të ardhur pluralizmi në Shqipëri. Dhe këtë themel, lukunia e hajdutëve do ta rrëmbejë. Pra e kemi shumë të qartë, që kjo këmbanë alarmi duhet t’u bëjë gjithmonë e më shumë të jeni vigjilent. E keqja, lukunia, po hungërin në dyert e secilit. Në qoftë se nuk e kuptoni këtë gjë, duhet të dini që një ditë e humbur sot, duke vazhduar me këtë lukuni hajdutësh, do duhen dhjetëra, qindra ditë nesër, për të rivënë një shtet, i cili po shpërbëhet, po copëtohet dhe është në dorë të lukunisë, e cila vë shqiptarët përballë njëri-tjetrit në mënyrë që përleshja të jetë sa më e madhe. Në mënyrë që gjithçka të zëvendësohet nga konflikti, që zhurma e tmerrshme që bën daullja e korrupsionit të 40 milionë  eurove të mos dëgjohet. Por kjo hajdutëri, Prokuroria shqiptare ka zgjedhur të jetë bashkëhajdute, e cila mbyll sytë përpara kësaj, është një aferë që nuk do të mbyllet kurrë sepse Shqipëria nuk mund të tolerojë që asfalti i Edi Ramës të jetë më i shtrenjtë sesa floriri.