SHBA, shkëmbi zjarri në një qendër tregtare, një i vdekur

430
Law enforcement surround the Alabama Credit Union on reports of a hostage standoff in Tuscaloosa, Ala., Tuesday, Jan. 10, 2017. Lt. Teena Richardson, a Tuscaloosa police spokeswoman, told al.com that a gunman entered the building and took the employees inside hostage. (Ben Flanagan/AL.com via AP)
Sigal

Një adoleshent ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri në një qendër tregtare në Alabama, në prag të Black Friday.
Autoritetet thanë, që ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orë 21-30 në Galerinë Riverchase të Hoover, pranë Birmingham.

Sipas policisë një sherr mes dy adoleshentëve ka degjeneruar në një shkëmbim me armë zjarri. Një nga të rinjtë ka arritur të largohet por është përballur me dy policë. Kapiteni Gregg Rector ka thënë në një konferencë për shtyp që një nga policët ‘ka hapur zjarr kundër tij’ dhe djali ‘ ka vdekur në vend’.

Djali i dytë është shtruar në spital në gjendje të rëndë. Edhe një vajzë 12 vjeçare është goditur nga plumbat e lëshuar në këtë shkëmbim zjarri dhe ndodhet në spital, ka shtuar Rector.

Gjendja shëndetësore e vogëlushes nuk bëhet me dije.
Ndër të tjera qendra tregtare ka njoftuar mbylljen e saj në një urdhër të ri.