Petrit Vasili: 10 atentatet e rilindjes, që vranë reformën në drejtësi!

429
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Pterit Vasili ma anë të një postimi në Facebook ka parashkruar 10 atentatet e rilindjes që vranë Reformën në Drejtësi! Ja postimi i tij i plotë:

  1. Ndryshimet kushtetuese të 21-22 korrikut u dhunuan të gjitha.
  2. KLGJ dhe KLP e mbushur me njerëz pa integritet nga falsifikatorë, evazorë e deri në spiunë të sigurimit.
  3. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është si yjet që rrinë e vështrojnë se si integriteti i reformës rrënohet e kapet pa kthim.
  4. Vettingu me dy standarde fakt i pamohueshëm nga këtu deri në Strasburg.
  5. Prokurori i Përgjithshëm u kap dhunshëm nga rilindja me 69 vota kur Kushtetuta kërkon minimumi 84.
  6. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u shkatërrua për ta kthyer në vegël në funksion të kapjes së drejtësisë.
  7. Gjykata Kushtetuese u asgjësua për të mbrojtur rilindjen nga ndëshkimi.
  8. Gjykata e Lartë gjithashtu është asgjësuar dhe mbi 32 mije çështje janë bllokuar atje.
  9. As skandali i Unazës së Re, as dosja 339, as dosja 184 dhe as 30 qershori nuk hetohen, por bllokohen me qëllim dhe kurrkush nga qeveria nuk del përpara drejtësisë, ndërsa qytetaret e vjedhur po.
  10. Më shumë se 63% e shqiptarëve nuk besojnë te kjo reformë.