Spahia: Mjekët s’kanë pajisjet elementare për t’u mbrojtur. Nuk mund ta ekazaminosh pacientin me maska të thjeshta

477
Sigal

Mbrëmjen e sotme në “Real Story” po diskutohet për situatën e krijuar në Shqipëri pas konfirmimit të dy rasteve me koronavuirus.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia tha se personeli mjekësor nuk ka pajisjet elementare për t’u mbrojtur.

Bardh Spahia: Nuk është se nuk ka pasur kontroll. Po ta vesh re edhe në diskutimin e rasteve, pati një mospërputhje të deklaratave që në fillim nëse pacienti kishte hyrë nga Hani i Hotit. Por vëmë në dukje dhe mungesën e pajijsjeve elementare për të mbrojtur personelin mjekësor. Nëse bëhet fjalë për një pacient të dyshuar, s’mund ta ekazaminosh me maska të thjeshta.

Ditën e sotme janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Dy personat e infektuar janë V.K dhe P.K, pëkatësisht 54 dhe 28 vjeç, të cilët kanë ardhur nga Firence e Italisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. Rama deklaroi sot se institucionet shkollore do të mbyllen për 2 javë, deri më datën 3 prill.