Përvjetori i LSI, Xhixho: Misioni ynë, të ndërtojmë Shqipërinë që do bënte krenarë shqiptarët

174

Nënkryetarja e LSI, Erias Xhixho, ka uruar 15-vjetorin e themelimit të partisë ku ajo bën pjesë.

Xhixho shkruan në “Facebook” se është krenare që ishte një ndër themelueset e LSI, më 6 shtator të 2004, pasi sipas saj, kjo parti iu dha shansin të rinjve të ishin pjesë e krijimit të së ardhmes së Shqipërisë.

“15 vite te ekzistencës së LSI tregojnë per një forcë politike që ka ditur të luftojë, rrëzohet e të ringrihet mbi vlerat që ajo beson dhe me ndihmën e pakushtëzuar të elektoratit të saj të jashtëzakonshëm”, shkruan Xhixho.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Mesazhi i plotë:
Shumë krenare që më 6 Shtator 2004 do të isha themeluese jo thjesht të një partie politike ,por të një misioni që do i jepte shansin të rinjve të ishin pjesë e krijimit të të ardhmes së Shqipërisë, duke ruajtur identitetin, vlerat dhe dëshirat e tyre, duke bërë të mundur gjëra që dukeshin të pamundura për rininë e viteve 2000. LSI u krijua dhe mbron vlerat themelore demokratike e sociale, lufton për integrimin europian të vendit, mbrojtjen e të drejtave të gjithë qytetarëve pa diskriminim, dhe promovimin e familjes si bosht themelor i shoqërisë Shqiptare.

Kujdesi për njerëzit që nuk kanë kurrfarë mbështetje duke i dhënë shansin e mundësinë për të adresuar dhe zgjidhur shqetësimet e tyre. Pasi LSI në gjithë keto vite ka evoluar ka kuptuar gabimet e saj dhe është përmirësuar për ti shërbyer më së miri njerëzve që ajo përfaqëson dhe për të bërë më të mirën për vendin.

15 vite te ekzistencës së LSI tregojnë per një forcë politike që ka ditur të luftojë, rrëzohet e të ringrihet mbi vlerat që ajo beson dhe me ndihmën e pakushtëzuar të elektoratit të saj të jashtëzakonshëm. Sot pas 15 vite misioni LSI vazhdon më i fortë dhe më i vendosur se kurrë për të ndërtuar Shqipërinë që do bënte çdo shqiptar krenar, ku çdo shqiptar të ndjehet si në shtëpinë e tij.

Kjo eshte LSI❤ Gëzuar të gjithë themeluesve , anëtarëve dhe mbeshtetësve që besojnë që një LSI e forte do të na çojë me shpejt drejt konsolidimit të një Shqipërie Europiane.