PD: Veliaj mashtroi romët për ndihmën ekonomike

514
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj kandidatit të majtë për kryetar Bashkie, Erion Veliaj. Në një deklarate për mediat përfaqësuesja e listës së PD-së, për Këshillin bashkiak, Enerida Isufaj ka deklaruar se Veliaj mashtroi familjet rome për ndihmën ekonomike. Më tej ajo shtoi se ky premtim doli mashtrim, pasi kjo ndihmë jo vetëm që nuk u lehtësua për romët, por përkundrazi me mijëra romë u hoqën nga kjo listë. 
“Erion Veliaj po na përsërit premtimet për mbështetje ndaj popullsisë rome. Por edhe në 2013-ën Erioni premtoi: “Do të institucionalizojmë sistemin shtetëror për mbledhjen e të dhënave për komunitetin rom dhe egjiptian, si dhe do të sigurojmë regjistrimin e tyre në Regjistrin e Gjendjes Civile në mënyrë që të lehtësojmë procedurat për përfitimin e Ndihmës Ekonomikë për këtë shtresë.

Ky premtim doli mashtrim. Ndihma ekonomike nuk u lehtësua për romët, përkundrazi me mijëra romë u hoqën nga listat e ndihmës ekonomike ndërsa Veliaj hoqi nga puna të vetmen përfaqësuese të komunitetit rom që punonte në Ministrinë e tij. Erioni ishte përgjegjës për ta realizuar këtë premtim. Ai premtoi por mashtroi. Erioni prapë premton veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i mashtrojë sërish qytetarët sapo t’a ketë pushtetin. Çdo ditë do t’i kujtojmë Erionit nga një tjetër premtim të thyer dhe nga një tjetër mashtrim, sepse votuesit nuk do të mashtrohen përsëri”, përfundon deklaratën PD.
Sigal