PD refuzon ftesën e PS për një tryezë të nivelit të lartë politik

483
Ftesa e Partisë Socialiste për një tryezë të nivelit të lartë politik nuk është pranuar nga Partia Demokratike.
Edmond Spaho, kryetar i grupit parlamentar të PD, tha se në përgjigjen e tij për zotin Balla në mbledhje kishte thënë se kërkesa del jashtë kontekstit për të cilin ishte thirrur konferenca, e cila kishte në rendin e ditës çështjen e reformës zgjedhore.
Spaho thotë se ka kërkuar që Parlamenti të fokusohet në këtë çështje për ta vënë në lëvizje sa më parë.
Kreu i grupit Parlamentar demokrat ka vënë në dyshim seriozitetin e Partisë Socialiste për zbatimin e marrëveshjeve, kur tha në mbledhje se marrëveshjen e tryezës së fundit Partia Socialiste e miratoi në 18 maj dhe e shkeli duke filluar nga data 19 maj.
Sigal