PD/ Reagon Ristani: Droga e bën të papërgjegjshëm Edi Ramën për çfarë thotë dhe çfarë bën

516
Sigal

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë
Demokratike, Arben Ristani

 

Droga e bën të papërgjegjshëm Edi Ramën për çfarë thotë
dhe çfarë bën. Pasi e ka mohuar për një vit me rradhë, tani kërkon të
justifikohet para ambasadorëve dhe vëndeve të BE, të cilët e konsiderojnë
drogën e Shqipërisë një kërcënim për sigurinë. Edi Rama duhet ti sqaronte sot
ambasadorët për:

1. Pse në një vit Shqipëria u mbulua me drogë?

2. Si u ndërtuan 20 pista avionesh për transport droge?

3. Pse dekonspirohen aksionet e prokurorisë dhe nuk
arrestohen trafikantët?

4. Pse nuk arrestohet Klement Balilaj i quajtur koka e
trafikut të drogës në Ballkan?

5. Sa është sasia ë drogës së prodhuar në terësi kur
vetëm nga 02% e sipërfaqes së pashkatërruar, sipas Ramës, janë kapur gati 200
ton.

6. A u tregove ambasadorëve sa para ke përfituar nga
droga dhe sa ke planifikuar për blerje votash. Dhe dy pyetje për shown me
leterpërgjigjen e Avramopulosit

7. Pse i çove letër Averamopulisit për ti kërkuar ndihmë,
pasi droga u korr e u trafikua nga bashkpunëtorët e tu?

8. Pse nuk kërkove ndihmë në sezonin e mbjelljes së
drogës dhe deri sa u korr? Po të kishe me vete dhe Roshin e Bushin do ishe me
bindës për punët e drogës se ti njihesh si përdorues dhe përfitues, jo
kultivues. Tashmë është tepër vonë për shown propagandistik me drogën. Koha e
Edi Ramës ka mbaruar bashkë me sezonin e hashashit.