VOA: Kandidatët e inkriminuar, të mbahen larg zgjedhjeve

166
Sigal

Zëri i Amerikës/ Tiranë

 Kandidatët e inkriminuar të mbahen larg nga zgjedhjet

Në Shqipëri, megjithë pandeminë, po shtohen përgatitjet e partive politike për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të ngrejë komisionet zonale, kur kanë mbetur vetëm 3 muaj nga zgjedhjet. Veprimtarët vendas dhe diplomatët perëndimorë po u kërkojnë partive garuese të zgjedhin kandidatë të pakorruptuar dhe të publikojnë financimet e tyre. Veprimtarë vendas si dhe ekspertë e diplomatë perëndimorë u kërkuan sot partive politike, që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të bëjnë transparencën e financimeve të tyre dhe të zgjedhin kandidatë sa më të pastër pa lidhje me botën e krimit. Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, tha se të gjithë duan që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të lira dhe të drejta, ky është qëllimi kryesor, së bashku me transparencën mbi financimet e fushatave dhe të partive, si dhe integriteti ikandidatëve të një vendi që synon të hyjë në BE. Ambasadorja Kim i bëri këto komente në konferencën mbi integritetin zgjedhor që organizoi Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara. “Është përgjegjësi e drejtuesve të partive politike të sigurohen që kandidatët e tyre janë të pastër, bazuar në standartet e rrepta të ligjit mbi dekrimininalizimin. Pas kësaj duhen zgjedhur me kujdes personat që vërtet të përfaqësojnë popullin shqiptar. Drejtuesit duhet të heqin çdo politikan të lidhur me krimin, dhe të zgjedhin njerëz që nuk minojnë demokracinë dhe nuk promovojnë korrupsionin. Qytetarët duhet të bëhen përgjegjësinë që të mos marrin para për votën e tyre dhe të mos votojnë për kriminelë” – tha ambasadorja Kim. Ndërsa kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, tha se qytetarët janë të shqetësuar se shumë deputetë nuk mbrojnë interesat e komunitetit që i voton, por ndjekin udhëzimet e financuesve të tyre. “Ashtu si shkon paraja tek politika, po ashtu do të jetë edhe pushteti i ardhshëm; nëse paratë shkojnë në mënyrë të rregullt, institucionet do të jenë transparente dhe të përgjegjëshme, nëse paratë shkojnë fshehtas dhe me qëllime korruptive, po ashtu është qeverisja që del prej tyre” – tha zoti Celibashi. Në konferencë shprehën vullnetin politik edhe përfaqësues të partisë në pushte. Opozita shprehu edhe një tjetër shqetësimet dhe dyshimet e veta se socialistët nuk janë të angazhuar për organizimin e zgjedhjeve me standarta të larta demokratike, duke ndryshuar rregullat e garës, kur gara ka filluar. Konferenca diskutoi mundësitë që të bëhet transparenca e financimeve ndaj partive, sidomos nga financie private, të cilat më pas sjellin klientelizmin në tendera, koncensione dhe kontrata të tjera publik-privat. Oratorët u kërkuan partive të largohen nga fushatat e luksit, që korruptohen nga tregtarët dhe klientët privatë. Madje pati propozime që financimi i fushatave zgjedhore plotësisht nga buxheti publik, të cilat mund të mbikëqyren më saktë, duke mos devijuar vullnetin e popullit, por është një financim i ligjshëm i mjaftueshëm dhe transparent. Sikur të mos mjaftonin shkejlet e përsëritura në procesin zgedhor si votimi familjar dhe shitblerja e votës, këto zgjedhje do të zhvillohen në kushte të vecanta të diktuara nga pandemia Covid 19.